Autostrada e Jugut, pronarët e lokaleve bllokojnë rrugën kombëtare
23/03/2009 Protesta: Duam rrugë qytetëse, projekti dëmton bizneset tona
DURRES- Është bllokuar për disa minuta rruga kombëtare në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kavajës. Më shumë se 100 pronarë të lokaleve që kanë aktivitetet e tyre përgjatë rrugës së re që deri në fund të muajit qershor të këtij viti do të bëhet autostrada e Jugut kanë dalë me pankarta në dorë kundër projektit. Një bllokim i tillë i rrugës ishte paralajmëruar në të vërtetë nga pronarët e hoteleve, restoranteve, moteleve dhe bareve që kanë pronat e tyre ngjitur me rrugën në zgjerim për t’u transformuar në autostradë. Pikërisht projekti për zgjerimin e rrugës, e cila do të jetë me dy korsi në të djathtë dhe po aq në të majtë me trafikndarëse, ndriçim, shenjëzime dhe trotuare për pjesën e urbanizuar, ka ngritur “peshë” pronarët e bizneseve tek Shkëmbi i Kavajës dhe në Golem. Zgjerimi po realizohet në anë të majtë të rrugës Plepa-Rrogoxhinë, por ky zgjerim kalon një herë në të majtë dhe një herë në të djathtë. Në pankarta është shkruar “Zoti Kryeministër rruga na nxjerr jashtë përdorimi shtëpitë dhe bizneset”, “Të ndryshojë projekti”, “Duam rrugë qyteti, jo autostradë”, “Mos dëmtoni turizmin Plepa-Golem” dhe për disa minuta protestuesit kanë qëndruar në mes të rrugës që lidh Jugun e Shqipërisë me kryeqendrën e vendit. Efektivë të shumtë të policisë së shtetit dhe uniforma të Policisë Rrugore janë kujdesur që mes protestuesve dhe qytetarëve të mos kishte konfrontim në një trafik që ka qëndruar tejet i bllokuar për protestuesit janë pronarë të hoteleve, moteleve, restoranteve, vilave, apartamenteve, fshatrave turistik dhe banorë të zonës që i janë rikthyer protestës. Në të njëjtën kohë janë risjellë në vëmendje mungesa e ujit të pijshëm në këtë pjesë shumë të lakmuar të bregdetit shqiptar, moshapja e kanalizimeve të ujërave të zeza duke detyruar bizneset të përdorin gropa septike, dëmtimi i rrugëve dytësore nga mjetet e tonazhit të rëndë për ndërtime etj. Rruga me gjatësi 35 kilometra do të kushtojë afro 460 milion lekë dhe tri lotet e para tashmë janë në fazën e tyre të punimeve të shpejtuara. Punimet në këtë rrugë kanë nisur më datë 5 janar 2009 dhe tre lotet e para nga Plepat deri në afërsi të Përroit të Agait do të përfundojë në fund të qershorit 2009. Xh. Gradica
Boks I vogel
Në protestë shoqëritë e autobusëve
SARANDË - Tri shoqëri transporti në shërbimin ndërqytetës të udhëtarëve në drejtim të Sarandës e Delvinës, kanë ndalur punën për më shumë se një orë paraditen e diel. Pronarë dhe drejtues të autobusëve urbanë të grumbulluar në sheshin para Urës së Gajdarit, rreth 5 kilometra larg qytetit të Sarandës, kanë protestuar paqësisht kundër lejimit të veprimtarisë së kundërligjshme dhe të palicencuar të furgonave me targa të bardha. Sadik Ahmeti, administratori i shoqërisë “Trans Dea”, thanë se, për të respektuar ligjit, gjashtë muaj për parë, ata kanë investuar duke lënë furgonat e blerë autobusë, jo për t’u konkurruar nga ata që nuk bënë të njëjtën gjë si ata, por të kundërligjshmit. Shefi i qarkullimit të Sarandës, Muharrem Agaj, ka shprehur angazhimin e tij maksimal për t’i thënë ndal paligjshmërisë në transport. E. Molla