Emri “Nano” mes dy pistave
23/03/2009 Zbardhen tezat e para për pozicionin në vijim të ish-liderit socialist brenda PS-së
Bashkëpunimi paraelektoral mes ish-kryetarit dhe ekipit të ri socialist ende pa rezultat
Periudha e ethshme elektorale pritet të sjellë jo pak surpriza për skenën politike. Një terren i parapërgatitur që gjatë këtyre muajve, me konflikte dhe përplasje të mëdha brenda llojit, e kjo sidomos për kampin e majtë, natyrshëm përfshin në të jo pak potenciale politike. Ndalur konkretisht te këto potenciale, ose më saktë tek ish-drejtuesit politikë, do të jetë starti zyrtar i fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit ai që do të shfaqë qartë pozicionin e tyre. Kështu, publikimi i listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do t’i japë fund amullisë së krijuar brenda këtij kampi mbi rikandidimin ose jo të ish-kreut socialist Fatos Nano. Edhe pse aktualisht është përfaqësues legjitim në Kuvendin e Shqipërisë, rishfaqja e tij në sfondin politik do të lidhet pikërisht me të qenin mjaft aktiv ose jo në lojën elektorale si dhe pozicionin e tij brenda kampit rozë. Sinjalet e dhëna deri tani paraqesin një situatë konfuze dhe aspak të qartë për mënyrën se si do të jetë rikthimi i tij në politikë. Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse do të ndodhë një gjë e tillë. Kësisoj, ajo që mund të thuhet nga të dhënat jozyrtare pranë selisë rozë, apo dhe pranë mbështetësve të ish-liderit socialist, është të qenit e emrit “Nano” mes dy pistave. Mund të kemi një rikandidim të tij për një tjetër mandat deputeti në zgjedhjet e 28 qershorit dhe në këtë rast emri i tij do të jetë në listën e qarkut të Vlorës, ku si bastion i së majtës fitorja e tij nuk do të ishte e mundimshme. Ndërsa varianti i dytë lidhet me një përjashtim që lidershipi i PS-së do t’i bënte emrit të tij nga lista e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq burime pranë mbështetësve të ish-kryetarit socialist bënë me dije se Nano do të qëndrojë i tërhequr deri në çastin që lidershipi i PS-së të zbardhë planin e tij karshi paraardhësit të Ramës. Në varësi të asaj çfarë do t’i ofrohet, do të nisin dhe negociatat mes Nanos dhe Ramës. Kur lidershipi i PS-së do të ulet në bisedime me ish-kryetarin Nano, ky i fundit do të vendosë kushtet mbi të cilat do të pranohet bashkëpunimi elektoral mes palëve. Po nëse nuk do të arrihet mirëkuptimi mes tyre, mësohet se ish-lideri socialist Nano nuk do të ofrojë mbështetjen e tij për kreun socialist Rama gjatë fushatës elektorale.
Nano-Rama
Përplasjet mes tyre
Konflikti mes ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano dhe atij aktual Edi Rama është i hershëm. Përplasjet e tyre të para nisën që në vitin 2002, kur Edi Rama, si kryetar bashkie, ndërmori një tur në Veri të vendit dhe kritikoi qeverisjen socialiste, lëvizje e cila krijoi mjaft pakënaqësi për ish-kryetarin Nano. Gjithashtu një tjetër përplasje u pa dhe kur marrëdhëniet e Nanos me Metën u acaruan dhe Edi Rama u pozicionua në krah të Metës. Kësaj radhe nuk munguan kritikat e ashpra të Nanos në drejtim të Ramës. Që nga kongresi që Rama u zgjodh kreu i PS-së e deri në korrik të vitit të kaluar, kur filluan kalkulimet për presidentin e ri, marrëdhëniet mes Ramës dhe Nanos ishin “armiqësore”. U duk se gjithçka do të ndryshonte kur Fatos Nano vendosi të shkonte në selinë e PS-së për të marrë miratimin e Ramës për kandidat i Partisë Socialiste në garën presidenciale. Po kur kryetari aktual nuk pranoi t’i jepte atij një mbështetje zyrtare, marrëdhëniet mes tyre pësuan një tjetër kris
Pozicioni
Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin përfaqëson elektoratin e majtë të zonës 99 në Sarandë. Edhe pse përfaqësues i këtij institucioni, ish-kryetari Nano shihet mjaft rrallë në sallën e Parlamentit. Në një përmbledhje për prezencën e tij në Kuvend, është konkluduar se deputeti Nano rishfaqet një herë në çdo 6 muaj për të rifreskuar mandatin e tij.
Dorëheqja
Ish-kryesocialisti Fatos Nano dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 3 korrik të vitit 2005. Duke qenë në krye të qeverisjes socialiste, Nano mori përgjegjësinë e humbjes, e cila u pasua me largimin e tij nga kreu i partisë. Një vendimmarrje e tillë ishte e re për klasën politike shqiptare, pasi kjo ishte dorëheqja e parë e bërë nga një drejtues politik pas humbjes së zgjedhjeve.
Thirrja
Situata konfliktuale dhe e ndezur që përfshiu selinë rozë pas dorëheqjes së Nanos nga drejtimi i partisë vijoi për një kohë të gjatë, deri në kongresin zgjedhor të PS-së, i cili do të zgjidhte kryetarin e ri të Partisë Socialiste. Vetëm kur delegatët e këtij kongresi do të zgjidhnin kreun e ri pati një rishfaqje të ish-liderit socialist Nano, e kjo jo fizikisht, por përmes telefonatave, ku u bëri thirrje mbështetësve të tij në kongres të mos votonin pro Ramës.
je.