E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada e pare diellore ne Shtetet e Bashkuara

Ne vitin 2008 industria e energjise diellore ndertoi tabelen e pare dhe me te madhe rrugore qe eshte bere tashme simbol i energjise diellore ne Shtetet e Bashkuara. Ajo ndodhet ne kryqezimin e autostradave 5 dhe 205 jashte Portlandit ne Oregon dhe quhet autostrada e pare kombetare diellore.

Struktura fotovoltike prej 104 kilovatesh eshte rreth 750 metra katrore dhe prodhon 112 mije kilovatore energji elektrike ne vit. Ajo ka perafersisht gjatesine e dy fushave te futbollit. Allison Hamilton eshte frymezuesja e ketij projekto prej 1.3 milione dollaresh.

Ne jemi tani ne gjendje te gjenerojme energji te riperteritshmene nje cope toke qe nuk i bente asnje sherbim publikut.I realizuar me bashkepunimin e Departamentit te Transportit te Oregonit dhe kompanise se elektrikut te Portlandit projekti ka sherbyer si burim furnizimi me energji te rinovueshme qe nga fundi i vitit 2008 shpjegon Mark Osborn i cili ka punuar se bashku me Hamiltonin.

Allison erdhi tek ne me kete ide kur ne por punonim per disa modele te tjera te energjise diellore me synimin per ti financuar ato.  Kur ajo erdhi tek ne ishte nje ide e shkelqyer e partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat.

Panelet diellore prodhojne energji gjate dites dhe furnizoje kompanine e elektrikut te Portlandit per ta perdorur gjate nates per tabelen.

Prodhimi vjetor prej 112 mije kilovatoresh energji i autostrades diellore  eshte rreth 28 perqind e sasise se energjise elekrtike  qe duhen per kete kryeqezim ne vit.

Kjo tabele rrugore eshte e ndertuar nga disa dhjetra panele diellore fotovoltike te prodhura ne Oregon thote Lin Frenk ish sekretare e energjise se shtetit e cila e mbeshteti nismen.

Ne fakt ne shkuam tek kompania e elektrikut te Portlandit dhe i thame se do te donim te integronim nje projet me panele diellore ne sistemin e transportit dhe i pyetem ata se ku do te donin ta instalonim. Mark Osborn caktoi kryeqezimin e autostradave 5 dhe 205. Pritet qe gjate jetes se ketij projekti me shume se 1.6 miliarde automjete do te kalojne ketu.

Nderkohe Departamenti i Transportit te Oregonit dhe kompania e elektrikut te Portlandit po shikojne mundesine e propozimeve per projekte te tjera autostradash qe gjenerojne energji te rinovueshme.  Me keto perpjekje ato kane bashkepunuar edhe me Administraten Federale te Autostradave.

Autostrada Diellore sic quhet ajo pasqyron drejtimin e shtetin dhe politiken kombetare per burimet e energjise se rinovueshme dhe shpejt do te behet simbol i burimit te ardhshem te energjise elektrike te autostradave ne Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›