E Diel, 1 Nëntor 2026

Avari në linjën 110kw pa energji zonat periferike të Tiranës

TIRANË- Një avari e OST-së në linjën 110 kw Tiranë-Kashar në orët e vona të mbrëmjes së sotme ka lënë në errësirë të plotë disa zona periferike në kryeqytet.

Kështu njoftohet se për shkak të kësaj avarie Kashari, Vora, Unaza e Re dhe Yzbershti janë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike kanë mbetur edhe dy anët kryesore në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkohë nga ana e policisë nuk bëhet e ditur asnjë incident i shkaktuar për mungesë të energjisë elektrike në këtë aks rrugor dhe në zonat e kryeyqytetit të lart përmenduara.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›