Zgjedhjet, Meta: LSI në Tiranë rezultatin më të mirë
TIRANË- Gjatë një takimi me krerët e LSI-së në rrethe kryetari i kësaj fore politike Ilir Meta deklaroi se rezultati i arritur në këto zgjedhje është më i mirë se në 2009, por ende sipas tij nuk janë realizuar objektivat. Në Tiranë, nënvizoi Meta është shënuar rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë.
“Së pari dua të falenderoj edhe njëherë të gjithë drejtuesit, anëtarët e simpatizantët tanë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit. Në radhë të parë, për standardet e këtyre zgjedhjeve, ku LSI si pjesë e administrimit të procesit zgjedhor këtë herë arriti të kontribuonte për mbarëvajtjen e këtij procesi, për rritjen e transparencës së tij. Dua të falënderoj të 120 mijë votuesit e LSI-së në shkallë vendi për mbështetjen e konsiderueshme që i dhanë forcës sonë politike. LSI ka arritur të marrë 45 mijë vota më shumë se në vitin 2009. Në qytetin e Tiranës, LSI ka arritur rezultatin e saj më të mirë të arritur ndonjëherë dhe njëkohësisht rreth 70% më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Në demokraci garat janë shumë të rëndësishme, e rëndësishme është të mësosh nga fitorja, por më e rëndësishme është të mësosh edhe nga dështimi. Kjo vlen për të gjithë, natyrisht që vlen edhe për ne, për të gjitha ato njësi ku nuk kemi arritur objektivat që kemi kërkuar, ky është rezultat pozitiv por nuk është më i miri që mund të arrinim”,- deklaroi Meta.
Kreu i LSI-së deklaroi gjatë kësaj mbledhjeje se duhet reflektuar nga këto zgjedhje në mënyrë që platforma e kësaj force të jetë më e plotë.
“Besoj se në këtë analizë ne të gjithë së bashku duhet të dimë të krijojmë jo vetëm një platformë më të fuqishme organizative por edhe të reflektojmë gjithcka që kemi ndeshur në këtë fushatë, në mënyrë që edhe platforma jonë politike të jetë edhe më e plotë”, tha Meta.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet, Meta: LSI në Tiranë rezultatin më të mirë