E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Elbasan-Peqin 6 te plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur  në aksin rrugor Elbasan–Peqin në vendin e quajtur“ Kryqëzimi i Gjoçajve. Buime të Policisë lokale bëjnë të ditur se një mjet tip Benz me drejtues, Grejsi Tabakun, është përplasur me një fuoristradë “Mitsubishi”,  me drejtues Durim Hasën.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe një pasagjer në mjetin Benz dhe drejtuesi i fuoristradës së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Këta të fundit janë transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku më e rëndë është gjendja e drejtuesve të automjeteve të cilët janë dërguar më pas në spitalin ushtarak të Tiranës. Ndërsa mësohet se katër të aksidentuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›