E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avatar dhe Inglourious 5 nominime në Empire Awards

Filmi i Quentin Tarantinos, “Inglourious Basterds”, dhe filmi i James Cameronit, “Avatar”, kanë marrë nga pesë nominime për edicionin e sivjetmë të Empire Film Awards.

Të dy filmat do të konkurrojnë në kategorinë e filmit më të mirë, ku do të kenë përballë filmat: “Star Trek”, “District 9” dhe “The Hurt Locker”.

Ndërsa të njëjtit filma konkurrojnë edhe për çmimin e regjisorit me të mirë.

Aktorët kryesorë te “Inglourious Basterds” dhe “Avatar” konkurrojnë po ashtu në kategorinë e aktorit më të mirë (Christoph Waltz dhe Sam ëorthington) dhe aktores më të mirë (Melanie Laurent dhe Zoe Saldana).

“Inglourious Basterds” është i nominuar edhe për çmimin ‘trileri më i mirë’, ndërsa “Avatar” konkurron për filmin më të mirë fantastiko-shkencor.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›