E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Nga mazhoranca presim reflektime, jo provokime

TIRANë- Pasi braktisi sallën e Kuvendit bashkë me deputetët e tjerë socialist, Taulant Balla deklaron se hyrja e sotme në kuvend u bë për të paraqitur projektligjin për ngritjen e komisionit dhe një projektligj tjetër, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive cdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet e përgjithshme apo locale.

“PS paraqiti mekanizmin se si zgjidhet kriza, që krijon mundësi për hetimin e zgjedhjeve. Sigurisht i kërkuam mazhorancës që të njihet me dy dokumentat që kemi paraqitur,sigurisht në aspektin profesional dhe procedurilal”- deklaroi Balla.

Sipas deputetit Balla, kjo ishte pjesa që duhet të bëntë PS, tashmë i takon Berishës të marrë vendime, meqë do kohë për reflektim, theksoi Balla, ne ia dhamë këtë mundësi. Balla sqaron se dhënia e mundësisë për reflektim, ishte edhe arsyeja e braktisjes së Kuvendit.

“Ne e kemi bërë pjesën tonë, i takon Berishës të marrë vendimet për të zgjidhur krizën duke hequr dorë nga provokimet” – ndërsa shtoi se në rast se Berisha nuk merr parasysh kërkesat e tye “PS do ti rikthehet protestave në mars”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›