E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen 2 shtetas të dënuar për vrasje

TIRANë - Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, u ekstraduan sot nga SHBA dhe Italia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë ditur se, sot u ekstradua nga SHBA shtetasi Shkëlqim Qosaj, 33 vjeç nga Shkodra, i dënuar në korrik të vitit 2000 me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Zef Preka.

Gjithashtu, sipas burimeve të mësipërme, sot u ekstradua në Tiranë nga Milano shtetasi Astrit Lika, nga Mamurrasi, i dënuar nga Gjykata e Kurbinit në tetor të vitit 2004 me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Gëzim Lleshi.

Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit këta shtetas iu dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›