E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klepton amp Podrimja dy poezi qe mbyten nga dhimbja

Letersi/ Poezia Pikellime e A. Podrimes dhe tekst-kenga Lotet ne parajse e E. Kleptonit

Poeti shqiptar Ali Podrimja dhe kantautori anglez i rok-bluzit Erik Klepton takohen fort diku takohen aty ku takohet tere universi tek maja e dhembjes dhe dashurise. Kjo dhembje dhe kjo dashuri ka nje force dhe perjetim estetik teper te vecante. Ndeshim nje fakt te estetizuar i cili si i tille lexohet si nje autobiografi subjektive me kontekstin e idese se universalitetit. Keto dy poezi do te lexohen si tekste autoreferenciale te ndertuara mbi figuren e vdekjes vdekjes tragjike qe te keta autore shnderrohet ne metafore te jetes. Si autofiksionale keto dy poezi funksionojne ne ndertimin e dramatikes se brendshme e cila ka shtrirjen e nje mesazhi gjithenjerezor. Te Podrimja vdekja nuk personalizohet shkaku i idese se personifikimit te dhembjes individuale me ate kolektive ndersa te Kleptoni ajo relativizohet nepermjet dyshimit te bartur ne vargun referencial nese do te takoja ne parajse. Keto dy poezi kryekeput kane tekst te emocionalizuar tekst te lindur nga empiria e nje dhembjeje nje tragjike. Krijimet e tyre sado qe jane shenja te forta autobiografike ato njekohesisht jane edhe forca reflektive dhe konceptuale ndaj leximi autobiografik i ketyre poezive krijon nje ndjenje te shumefishuar estetike. Verehet se gjate tere leximit subjekti-autori eshte prezent ai eshte shenja mbi te cilen shtrihen dhembja dhe dashuria. Autori ne kete rast behet pjese e diskursit me elemente baladeske. Poezite korrespondojne me ngjashmerine e pikellimit real si dhe me ngjashmerine e shtrirjes se dhembjes fiksionale. Eksplorimi i ketyre krijimeve na dergon te ideja universale mbi jeten dhe njekohesisht ne ate mbi vdekjen. Hetimi primar ne kete rast do te nxirrte se objekti artistik i ketyre dy krijuesve eshte i njejte eshte vdekja e bijve te tyre Lumit dhe Conorit qe i dergon ne hapesira te njejta universi krijues. Vertet vdekja ne kete rast eshte e ndryshme ne rrethana por si motiv eshte e njejte dhe si te tille ai nderton analogji te natyrshme. Te nisura nga e verteta njerezore gjate leximit paralel ato ndjehen te njesuara estetikisht brenda artit te universales me dukje transcendente. Kuptimet situatat emocionale rezistenca racionale ndaj humbjes jane te njejta. Cogitoja e tyre apo qasja e fiksioneve ne kete rast eshte aty te tragjikja e cila eshte fillimi eshte shenja personale e autoreve qe me pas shkon e zhvillohet ne simbol. Hetimi tjeter i dy realiteteve jane gjendjet e caktuara psikike si refleksione te faktit tragjik qe edhe krijojne asociacione te natyres se njejte psikologjike e qe eshte ruajtja e pragut te arsyes duke ndertuar te bukuren emocionale te receptuesi i cili ndjen ekuilibrin mes te njohures dhe te panjohures. Dhembja eshte intensive pavaresisht rrefimit lirik e te ngadalte dhe pa kuje gje qe ben te kemi nje shijim dhe komunikim estetik te plote. Ky raport semantik qe ndertohet me lexuesin ne selektimin e fakteve del jorelevant fakti se objekti i tyre eshte biografik ndaj kjo dhembje artikulohet si nje filozofi per shkakun se qasja e tyre ndaj ketij akti eshte nje qasje intelektuale te cilen edhe e imponon jo vetem vdekja si akt por edhe frika nga ajo. Rrefimi tek Podrimja eshte brenda kodit socio-etnik duke u nisur nga emri i personazhit Lum e deri tek gjeografia e historia si dhe aktualiteti i Kosoves gje qe krijojne ambiguitetin kuptimorper Ilirine mund te kendohet vetem ze te kesh thote Podrimja derisa te Kleptoni kjo merr kuptimin e relativizimit dhe ne nje mase te mistifikimit te vdekjes permes te panjohures A do te dije emrin tim /Nese une do te shihja ne parajse/ A do te ishte si dikur/ Nese une do te takoja ne qiell/ do te shprehet Klepton ne vargjet e tij.

Hetimi tjeter eshte Vdekja si nje frymezim zoterues tek te dyte permes se ciles autoret bartin idene universale te mbijeteses dhe tejkalojne statusin e vdekjes si dhembje personale. Qe te dy krijuesit bejne tituj shenjues Lum Lumi dhe Lotet ne parajse. Perseritja e dy L ne Lum Lumi brenda kane lotin te njejte me ate ne Lotet ne parajse. Poezia Pikellime si njesi e poemes Lum Lumi i A. Podrimes dhe poezia-kenge Lotet ne parajse Heaven Tears si e Erik Kleptonit deshmojne para se gjithash forcen e artit ne zbulimin e psikes se njeriut ne momentin kulminant te humbjes e cila shkakton dhembjen e permasave te medha qe shtrihet pastaj ne rrjetin e emocioneve dhe kthinave te te menduarit si forma te manifestimit njerezor.

Lum Lumi funksionoi dhe funksionon si dhembje permes kohes si faktor aktiv mbi subjektin kurse te Lotet ne parajse funksionon si koncept filozofik meqe qendron nje lidhje e vdekjes me jeten. Parimi universal i te dyve eshte pozicionimi per jeten mbi dhembjen duke e lene fenomenin e vdekjes si akt si figure reale te transformuar ne simbol te amshimit. Fjale te sendimentuara krijojne analogjine e dy dhembjeve analogji e cila ketu del si intence e ketij shkrimi. Sipas ketyre autoreve del thenia se kush vdes vazhdon te jetoje permes individuales. Te dy autoret permes estetikes tragjiken e lirikezojne ndergjegjshem dhe brenda spontanitetit te emocionit te deshperimit. Bota poetike e ketyre krijimeve funksionon brenda idese se ballafaqimit te njeriut me sfidat qofte edhe tragjike.

Tingulli harmonia ritmi intimiteti dhe autorrefimi i ngadalte e i thelle ndjenjat e orkestruara e te emancipuara natyralizojne dhembjen dhe vdekjen duke e humanizuar qofte edhe si pervoje. Duke u nisur nga kjo kurdohere Lumi dhe Conor mbeten personazhe elegjiake per te ngjalle emocione per te hulumtuar perreth jeten dhe per te sinjalizuar te menduarit per pamundesine e dhembjes. Ne kete rast ne thjeshte kemi identifikuar te bukuren dhe kemi kontaktuar me te duke kuptuar se mund ta humbim. Ne kete rast ne kemi marre nje sinjal si informacion se secili mund te jete viktime dhe mund te jete hero i jetes duke qene per te tjeret edhe model. Pengu mbetet per ate qe fshihet mes fjaleve cili do te jesh

Vdekja e femijes si element biografik i shnderruar ne fiksion ngjall instinktin krijues ketu duke vershuar durueshem dhe frikshem qe te mos rrenohet ajo e mbetura. Keto dy vepra arti mund te lexohen perkatesisht degjohen si libra jete ne te cilat njekohesisht lexuesi ndjen fakticitetin dhe fiksionin ne kete rast te shkrire duke i dhene tekstit formen e modelit te porosise mbi te jetuarit. Diskursi personal me gjuhen qe barte nje poetike te sofistikuar ne kuptimin e simbolit haset te Podrimja dhe ajo e sugjestionit tek Kleptoni. Duke mos ndier permbysjet shpirterore te autoreve lexuesi ndjen zvogelimin e tonalitetit te rrefimit dhe hedhjen e autorrefimit mbi te. Klepton duke i shkruar radhet ne veten e pare une do te gjej udhen time permes nates dhe dites/sepse e di qe thjesht nuk mund te qendroj/ketu ne qiell deklarohet se eshte per jeten. Ai ne kete menyre deshmon se nuk mund te qendroje me shume ne qiell ne nje kuptim ai nuk mund te jetoje perjetesisht me dhembjen.

Referenca autoriale ne keto dy krijime ka kuptimin e nje interteksti i cili ne vazhdimesi lexohet si heshtje. Parajsa e A. Podrimes eshte ne toke por eshte e roberuar dhe autori nuk e gezon kurse parajsa e Kleptonit eshte ne qiell por ky nuk eshte aty. Hapesira e kenges Lotet ne parajse Tears in Heaven eshte nje hapesire semantike qe konoton rrefimin ideografik ne veten e pare ashtu si ne Pikellime te Lum Lumit ndaj raporti receptues-krijues nuk ka kufi kufiri eshte i zhdukur nga ideja per vdekje-jeten ose jete-vdekjen. Misteri komunikimit te autoreve me vdekjen eshte brenda humbjes aspak natyrale brenda versionit me te pameshirshem te vdekjes i cili pezullon deri ne skajshmeri ndjenjen e jetes se tjetrit e cila ndonjehere duke krijuar qendresen si topitje si nje asnjanesi apo edhe si nje filozofi e racionalitetit njerezor. Ne keto dy krijime ne gjejme psikologjine e vdekjes e pamundshme ne kokefortesine e saj ndaj si teme vdekja ka pavdekesine ajo eshte e shtrire qe nga Gilgameshi e kendej e gjithhere. Psikologjia e saj e frikes dhe guximit i kthen keto vargje kurdohere ne prone te te gjitheve. Alternimi i gjendjeve emocionale nga ajo njerezore ne misionare eshte nje refleksion i dukshem. Dhembja tek Podrimja shtrin krihet deri tek dhembja kombetare ato shkrihen te njera tjetra dhe nga dy dhembje behet nje e pafund. Jane reticenca qe lexuesit i falen per kohe meditimi mbase edhe largimi nga vetja tjeter e tij nga vetja e frikshme.

Fjalet e Kleptonit dhe te Podrimes krijojne nje atmosfere njesuese dhe funksionojne si nje drame ne vete duke i dhene nga nje akt njera-tjetres me nje diskurs dhe shprehje gjuhesore te perafert por duke ruajtur dallimin estetik. Pershkrimet e imta te Podrimes nuk jane te Kleptoni por tek ky autor i rok-bluzit e mbush muzika tingujt. Natyrisht se mbishtresimet semantike e sidomos ironizimi i plote i vdekjes se pamend e pa rend ne tekstin e kenges plotesohet me reticenca derisa te Podrimja ajo nis e shtrihet si vdekje qe rrezikon kolektivitetin e Lumit. E bukura poetike shkon duke u rritur permes trishtimit nga humbja per te marre dimensionin e nje ideje universale ne kuptimin se jeta e tjetrit eshte ajo qe mund vdekjen. Vargu i Kleptonit eshte befasues me ftohtesine dhe thjeshtesine e tij pa kalime ne pergjithesime por ben nje bote emocionale te sistemuar neper shkallet e njohjes se saj te frikshme duke ndertuar ne kete menyre kuptimin e dhembjes si ndjenje etike dhe sprove njerezore. Intensifikimi i psikikes krijon imazhin e tragjikes. Autoret duken te ftohte. Fjala e tyre mund heshtjen e pushtueshme te vdekjes dhe indiferentizmin ndaj pamundesise. Ndaj dialogu me vdekjen eshte pa komplikime me ndjesine e paimagjinueshme e cila te ben te mendosh se keto krijime jane te kamotshme jane burime nga tragjedite greke burime qe nuk pushojne se buruari kurre.

Autoreferencat kane te perbashket informacionin biografik te autoreve informacion qe mban substancen e psikologjise se dhembjes e cila lejon edhe nje qasje psikoanalitike. Podrimja zhvendoset nga vdekja dhe hyn ne dhembjen e kombit. Ajo ne kete rast eshte me e madhe se vdekja e Lumit dhe si e tille e detyron autorin qe duke ndertuar absurdin mbi kete dhembje te kombit ta paraqes ate si shpetim nga vdekja e te birit. Kjo eshte forca e inkoshiences se autorit qe i krijon atij nje azil te perkohshem ne dhembjen e kolektivitetit e cila ne kete rast mund ate individuale.

Kjo braktisje e emocioneve eshte mundje e dhembjes eshte udhetim i pafund drejt ekuilibrit ikje nga tjetersimi i boteperceptimit real te njeriut dhe deshirores. Mistikja e fjales e mbulon dhembjen dhe e le ate te ngrohte dhe assesi agresive. Meditimi duket i percipte pikerisht pse eshte i natyrshem pa sforcim por qe tek lexuesi krijon nje gjendje paralele me te krijuesve.

Klepton duke bere pjese ne korpusin e rok-bluzit krijon titullin sugjestiv derisa dhembja e Podrimes ate simbolik. Vdekja si mit i te panjohures i te pakufishmes i mbreterise se memecerise nuk arrijne tua zene frymen ketyre dy krijuesve. Ajo tregon forcen e vet duke shenuar vragen e perjetshme ne unin e poetit duke lene jehonen e kumtit te saj neper fije mendimesh e rrjete ndjenjash mbi jeten. Ndjesia e humbjes ruan forcen ekuilibruese duke ruajtur qenesine e poetit - krijuesit - njeriut. Vetmia eshte ai korridori i dhembjes ku vdekja e te dashurve i le autoret per te ndertuar imazhin e aktit me te vjeter te jetes trishtimit. Estetika e ketyre dy poezive eshte ne menyren e asaj qe sthuhet por qe ndjehet ne mungesen e pesimizmit e te luftes pavaresisht se situatat jane torturuese.

Me duhet te jem i forte dhe te vazhdoj/Sepse une nuk i takoj qiellit

A do te kapeshim doras/nese do te shiheshim ne qiell/a do te me ndihmoje te qendroje

koha mund te te rrezoje/koha mund te te perule/koha mund ta thyeje zemren/a je perulur te lutem pyet Klapton kurse Podrimja thote athua na u sosen fjalet kenget/na mundi endrra udha/athua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe

Verehet se qe te dy autoret dialogun e shtrojne nepermjet fjalive pyetese. Pergjigja me e plote eshte

te receptuesi ndaj dhe ajo eshte e ndryshme. Podrimja i shpjegon Lumit derisa flet me te permes dialogut imagjinar i shpjegon edhe lexuesit se nuk e pranon humbjen e tij ashtu si nuk e pranon rrenimin e plepit te shtepise une nuk qaj/shi bie vogelushi im /shkundet plepi i shtepise

Duke i renditur vargjet e ketyre dy krijimeve hetohet qarte uniteti kuptimor dhe ai emocional i cili krijon ndjesi infinite pavaresisht qe krijimet kane pavaresine semantike.

Qellimi i fundit qe gjenerojne keto krijime eshte triumfi mbi vdekjen sepse edhe modusi stilistik e semantik eshte i njejte. Jeta ne toke eshte e lidhur per ate ne qiell sikur eshte semiologjia finale e ketyre vargjeve.

Gjate leximit bindesh se nuk ke pse te merresh me parametrat e ndryshem te poezise me homogjenine e tyre sepse jane ne estetiken e kesaj ideje sfidimit te jetes. Pikellime dhe Lotet ne parajse kane bere dekada jete duke deshmuar bukurine e tyre si nevoje shpirterore te njeriut. Podrimja ka lindur me 1942 shkruan kryevepren e dhembjes me 1982 Klepton eshte i lindur me 1945 kryevepren e dhembjes e shkruan me1992 thuajse ne te njejten moshe provon ti thyeje jeta.

Ne keto krijime arti merr forcen e ujit vershon dhe permbyt me emocionet- figura. Keshtu te vjen te shkruash pas leximit degjimit te poetit Podrimja dhe kitaristit kompozitorit e tekstshkruesit dhe solistit anglez Klepton. Keto vdekje krijuan edhe nje pavdekesi estetike pikerisht si thote Podrimja ike/nga deshira/per te jetuar/por te gjallet/ende si le te qete.

Prof. as. dr. Qibrije Demiri-Frangu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›