E Diel, 1 Nëntor 2026

Aviacioni: Masa për 3 avione të Albanian e 1 të Belle Air

Kompania letër ministrit: Kërkojmë pezullimin e aktit administrativ. Albanian Airlines: U ankuam, do të rifillojmë fluturimet

Pas depozitimit të një ankimimi pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, kompania dha edhe detajet lidhur me hapat që do të ndjekë në vijim. Në një njoftim, Albanian Airlines ka qartësuar se do të fillojë me fluturimet në ditët në vijim, në zbatim të normave që përcaktohen në Kodin Administrativ, dhe saktësisht në nenin 138. Ky nen sanksionon se ankimimi administrativ pezullon zbatimin e aktit administrativ me përjashtim të disa rasteve që përcaktohen në pikën dy të këtij neni, që lidhen me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave tatimore, masa policore apo interes i rendit publik. Sipas kompanisë, duke qenë se nuk preket asnjë prej përcaktimeve të sipërcituara, ankimi automatikisht pezullon zbatimin e aktit administrativ. Sa më sipër, do të thotë se me depozitimin e ankimit te ministri i Transporteve, akti administrativ Vendimi i  Autoritetit të Aviacionit Civil, dërguar me shkresën 1464, datë 10.11.2011, që bën fjalë për revokimin e rinovimit 25 të Certifikatës së Operatorit Ajror, për Shoqërinë Albanian Airlines sh.p.k., i pezullon efektet e tij dhe kompania do të vazhdojë menjëherë aktivitetin normal me fluturimet e përcaktuara sipas programit dimëror të fluturimeve të aprovuar nga ACAA, thuhet në njoftimin e Albanian Airlines. Kompania nga ana tjetër, ka vënë në dijeni edhe drejtoreshën e Aeroportit të Tiranës, por edhe drejtorin e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror lidhur me revokimin që i është bërë lejeve të saj nga Aviacioni Civil, duke e konsideruar këtë veprim si krejtësisht të paarsyeshëm, të pajustifikuar dhe të pabazuar në fakte dhe në ligj, por edhe lidhur me fillimin e fluturimeve në ditët në vijim. Po dje, në një njoftim ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil, duke sqaruar se masa e marrë dy ditë më parë për tre avionët e shqërisë Albanian Airlines dhe një të kompanisë Belle Air. Ndërhyrja e Autoritetit të Aviacionit Civil bëhet në ushtrim të funksionit dhe detyrimeve që ka ky autoritet, në përputhje me standardet e ICAO-s, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e avionëve që bëjnë pjesë në Regjistrin Aeronautik të Republikës së Shqipërisë. Duke ruajtur si prioritet kryesor sigurinë ajrore dhe interesin më të mirë të pasagjerëve me të dy operatorët ajrorë të licencuar prej tij,  sqaron në njoftimin e tij Autoriteti. Sikurse u bë e ditur edhe dy ditë më parë, masa erdhi pas kërkesës nga Brukseli. Kompania e penalizuar, Albanian Airlines, akuzoi më parë se masa e marrë ndaj saj bëhej për interesa klienteliste, ndërkohë që burime nga Aviacioni Civil bënë të ditur që kompania nuk përmbushte kriterin e garancisë financiare dhe në momentin që do ta përmbushë, leja do ti rikthehet.
Raportimi në KE
Masa që Autoriteti i Aviacionit Civil mori ndaj dy kompanive, asaj Albanian Airlines për revokimin  e lejeve të fluturimit për tre avionë dhe ndaj Belle Air, për pezullimin e lejes së një avioni është raportuar menjëherë në Bruksel. Në njoftimin e këtij autoriteti thuhet se ky vendim iu komunikua edhe Komitetit  të Sigurisë Ajrore,
Nertila Maho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›