Dy muaj pa viza zero azilkerkues ne Shengen

Ministri Basha ben bilancin dy muaj pas heqjes se vizave. Refuzimi ne dogana i theksuar ne Kakavije ne masen 2
Shqiptaret kane respektuar rregullat e vendosura nga Bashkimi Evropian per levizjen e lire. Shifra me domethenese eshte ajo e azilkerkuesve shqiptare ne hapesiren Shengen ku dy muaj nga heqja e vizave nuk eshte regjistruar asnje kerkese e tille. Ata po tregojne se e merituan nje gje te tille. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili per te bere nje bilanc te qarte dhe konkret per ecurine e deritanishme te heqjes se vizave therriti ne nje tryeze te perbashket perfaqesuesit e larte te Policise se Shtetit te Ministrise se Jashtme te Bashkimit Evropian perfaqesues te biznesit dhe te shoqerise civile te perfshira ne kete proces. Pasi ka falenderuar te pranishmit ne takim ministri Basha ka bere nje permbledhje te shkurter te statistikave kryesore dhe domethenese ne ecurine dymujore pas heqjes se vizave. Sipas ministrit te Brendshem deri pardje ne mesnate 126 922 qytetare shqiptare kane perdorur te drejten e tyre per te levizur te lire ne zonen Shengen. Dhe deri pardje ne mesnate 38 531 qytetare shqiptare jane rikthyer ne territorin e republikes pasi e kane perdorur kete te drejte per here te pare apo disa here qe nga data 15 dhjetor pra qe dy muaj me pare. Nga monitorimi i perditshem dhe analiza e te dhenave qe ka kryer Policia e Shtetit rezulton se procesi i levizjes se lire te qytetareve shqiptare ka pasur nje ecuri normale - ka thene gjate fjales se tij ministri Basha. Sipas tij Nese shohim statistikat e deritanishme refuzimi per te hyre ne zonen Shengen ka mbetur nen shifren 2 gjithsej kemi pasur nje shifer totale te refuzimit prej 1 253 qytetaresh nga e cila duhet te zbresim nje shifer prej 586 qytetaresh te cileve padrejtesisht ne tri ditet e para iu refuzua hyrja kryesisht nga pika e kalimit kufitar Kakavije dhe qe pastaj e perdoren kete te drejte nga pika te tjera te kalimit kufitar pra do te thote afro 700 qytetareve u eshte refuzuar hyrja ne zonen Shengen nga 126 922 qytetare qe kane zgjedhur ta perdorin shifer rekord per te gjithe rajonin qe ka perfituar levizjen e lire. Ka dhe nje shifer shume te rendesishme eshte shifra me domethenese. Eumlshte shifra e azilkerkuesve shqiptare deri me tani ne zonen Shengen. Kjo shifer eshte shume e rendesishme por edhe shume e lehte per tu mbajtur mend. Deri ne kete moment shifra e azilkerkuesve shqiptare ne zonen Shengen eshte zero. Ta shikojne kete dhe ta degjojne jo vetem qytetaret shqiptare por dhe shqiptarofobet me kostume te blera ne Bruksel ose jo - ka theksuar numri nje i Ministrise se Brendshme. Ne kete aspekt kreu i ketij dikasteri ka thene Nje shifer qe natyrisht vleresohet nga te gjithe partneret tane nga Komisioni Evropian dhe te gjitha hallkat e tjera Frontex hallkat qe merren me azilin natyrisht edhe vendet anetare sepse jane vendet anetare ato qe perballen ose jo me pasojat e kerkimit te azilit. Ne perfundim te fjales se tij numri nje i Ministrise se Brendshme eshte shprehur Vleresoj edhe nje here kete dymujor te levizjes se lire si shume te suksesshem sa i perket administrimit te procesit si nje oportunitet i lirise i perqafuar plotesisht nga qytetaret shqiptare dhe si nje prove te kaluar me sukses ne raport me Bashkimin Evropian sa i perket shifrave themelore.
Mesazhet e ministrit Basha
Shanset per azil ne Evrope jane zero
Rezultati me i prekshem qe eshte shifra zero e azilkerkuesve duhet te mbetet nje objektiv yni dhe gjej rastin nga kjo platforme ti drejtohem cdo qytetari shqiptar te perseris edhe nje here si minister i Brendshem ne emer te qeverise ne emer te mazhorances por dhe ne emer te partnereve tane evropiane te Komisionit Evropian se shanset per cilindo qytetar shqiptar qe te aplikoje dhe te fitoje azil politik ne BE jane zero dhe se cdo aplikim i tille do te sillte vetem dhe vetem nje pasoje pasojen e nje debimi eventual te perkohshem te personit apo personave nga zona Shengen pas procedimit dhe qe natyrisht do te ishte nje faktor jopozitiv sa u perket raporteve periodike qe hartohen per vendet ne kete rast per Shqiperine dhe per performancen e tyre ne raport me levizjen e lire - ka deklaruar per kete aspekt ministri Basha.
Kthimi te respektohen afatet e qendrimit tremujor
Mesazhi i dyte qe kam eshte per ata qe jane nisur ne 15 dhjetor dhe nuk jane kthyer akoma te kujtohen se kane edhe nje muaj kohe per te mos qene ne shkelje te afateve. Afatet duhet te respektohen ne menyre rigoroze perndryshe as ministri i Brendshem as Kryeministri dhe askush tjeter nuk do bente derman. Ne qofte se perfundoni ne listen e zeze Shengen asnje nuk ju ben dot derman as Kryeministri britanik as Kryeministri francez as Kryeministri Italian prandaj shmangni me cdo kusht shkeljet sepse sistemi eshte automatik dhe nuk le vend per nderhyrje njerezore. Jeni regjistruar automatikisht duke hyre ne zonen Shengen regjistroheni automatikisht duke dale. Ne qofte se nuk keni justifikime ligjore pra ne raste te vecanta nje leter nga policia e migracionit te vendit perkates se pse e keni shkelur afatin shkelja e afatit do tju penalizoje. Prandaj merrni masat qe te mbajme kete rekord deri tani impresionues te qytetareve shqiptare edhe ne raport me qytetaret e vendeve te tjera te rajonit sa u perket kushteve te levizjes se lire - eshte shprehur ne kete pike ministri Lulzim Basha.
Mos levizni pa marre masat e nevojshme per udhetim
Kushtet e levizjes se lire duhet te jene te qarta per kedo dhe e drejta per intervistim e Policise Kufitare ku ju drejtoheni mund te perdoret ndaj kujtdo prandaj mungesa e gjendjes se mirebesimit shprehur kjo me qellimin tuaj per te qendruar mbi 90 dite me mungesen e mjeteve financiare apo garancive per te qendruar nese shkoni tek miqte ju penalizon. Njesoj sic nuk do te shkonit nga qyteti juaj i lindjes apo i banimit ne nje qytet tjeter 80 100 200 kilometra me tej brenda territorit shqiptar pa marre masat per koston e transportit te ushqimit dhe te fjetjes ju lutem merrni masat per kudo qe levizni jashte territorit te Republikes Shqiperise - ka thene ministri i Brendshem per kete aspekt.
Refuzimi ne kufi
Vetem 2 e udhetareve nuk kane kaluar
Sipas te dhenave te djeshme te ministrit te Brendshem Lulzim Basha statistikat e deritanishme te refuzimit per te hyre ne zonen Shengen kane mbetur nen shifren 2. Gjithsej kemi pasur nje shifer totale te refuzimit prej 1 253 qytetaresh nga e cila duhet te zbresim nje shifer prej 586 qytetaresh te cileve padrejtesisht ne tre ditet e pare iu refuzua hyrja kryesisht nga pika e kalimit kufitar Kakavije dhe qe pastaj e perdoren kete te drejte nga pika te tjera te kalimit kufitar pra do te thote afro 700 qytetareve u eshte refuzuar hyrja ne zonen Shengen nga 126 922 qytetare qe kane zgjedhur ta perdorin shifer rekord per te gjithe rajonin qe ka perfituar levizjen e lire. Pervec kesaj kemi nje shifer tjeter qe ka te beje me personat qe figurojne ne zonen Shengen si persona qe kane thyer rregullat e levizjes edhe para heqjes se vizave dhe ketu kemi te bejme me nje shifer totale prej 3 154 qytetare shqiptare te cilet figurojne aktualisht dhe per nje kohe te caktuar sic jeni njohur dhe ne baze te kodit Shengen ne listen e zeze pasi ne nje moment te caktuar kane shkelur rregullat e levizjes se lire ose nepermjet hyrjes ilegale ose nepermjet qendrimit ilegal te pertejkohshem te hyrjeve ne zonen Shengen - ka sqaruar ne kete kuader ministri i Brendshem.