Sulm vetëvrasës në Pakistan, 21 viktima

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi vetëvrasës afër një xhamie shiite, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Sipas zyrtarëve pakistanezë sulmuesi ka goditur një treg afër xhamisë në Paraçinar, afër kufirit me Afganistanin.
Raportohet se dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike nga eksplodimi, që ndodhi pas Faljes ë Xhumasë. Agjencitë e lajmeve e kanë cituar një pjesëtar të grupit të talibanëve sunitë pakistanez se ky grup e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe ka thënë se shiitët ishin në shënjestër për shkak të aksioneve kundër talibanëve.