E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson-De Boer per sfiden ne Amsterdam

Një trajner i mësuar me Ligën e Kampionëve, duhet të dijë të kënaqet edhe me Ligën e Europës. Dhe Sër Aleks Ferguson nuk mund të qahet pasi Mançester Junajtid fitoi 2-0 në fushën e Ajaksit, duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit për në një të tetat e finaleve. 
“Mendoj se rezultati është më i mirë sesa loja. Në pjesën e parë ne ishim zhgënjyes, e patëm të vështirë të kishim ritëm dhe shpejtësi në lojën tonë. Ajaksi na vuri në vështirësi, duke bërë presion ndaj topit. Në pjesën e dytë ne duhej të zgjoheshim dhe u përmirësuam, duke krijuar disa raste. Mendoj se e merituam fitoren. Është e qartë se nuk mund të ankohesh kur fiton 2-0 jashtë fushe”, deklaroi Ferguson. Ish-ylli i Ajaksit, trajneri i sotëm Frank De Boer, nuk ka shumë për të thënë dhe pranon dobësinë e holandezëve të tij. 
“Në pjesën e dytë u pa qartë se ne patëm shumë pak fuqi në 20-30 metrat e fundit para portës. Kur luan ndaj Mançester Junajtid, gjithkush duhet të jetë në 100 për qind, por këtë herë nuk ndodhi. Pastaj ne pësuam një gol nga një goditje standarde”, deklaroi De Boer. Junajtid është më shumë i përqëndruar në kampionat, por për një skuadër që ka fituar shumë trofe në Europë, kjo kupë nuk mund të përbuzet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›