Clinton-Ashton: E ardhmja e Kosovës në BE
Në ditën e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Bashkimi Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj shtetit më të ri në Evropë. Në një konferencë të përbashkët në Uashington, Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Catherine Ashton, u shprehën se mbështesin të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian.
Në fjalën e saj Baronesha Ashton u shpreh se, “Po punohet vazhdimisht për të mundësuar që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, por që të përparojë edhe Kosova për heqjen e vizave me BE, pasi situata në Kosovë dhe Serbi është e rëndësishme dhe ne besojmë në të ardhmen e tyre drejt Europës”.
Ndërkaq Clinton theksoi se askush nuk është stepur nga vetoja e Rusisë për Kosovën. Më tej diplomatja e lartë e BE shprehu shqetësim për situatën në Siri, e cila është përfshirë nga revolta të dhunshme, ndërsa kërkoi që opozita siriane të bashkohet.
Nga ana e saj diplomatja amerikane Hillary Clinton u shpreh se pjesa e programit bërthamor e cila është kërkuar të ndalet nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës është injoruar krejtësisht nga Irani dhe për këtë theksoi se do vendoset më tej nëse do vazhdohen bisedimet me Iranin.