Avionët amerikanë vrasin 5 pakistanezë
Sulmi kundër qendrës së komunikimit, që i përkiste Baitullah Mehsud, kreu i talebanëve në Pakistan dhe aleat i al-Kaidas, ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rajonin e Waziristanit Jugor. "Qendra e komunikimit është shkatërruar plotësisht dhe kemi informacione për pesë militantë të vdekur", tha për Reuters me anë të telefonit një oficer i shërbimit informativ.
Sulmet amerikane me avionë të telekomanduar në Pakistan nisën një vit më parë. Pjesa më e madhe e operacioneve përqendrohen në sulmet kundër bazave të Mehsud në rajonin e Waziristanit, në veriperëndim të Pakistanit. Më shumë se 40 militantë mbetën të vrarë gjatë kësaj jave në sulme të ngjashme. Forcat ushtarake amerikane e akuzojnë Mehsudin se përdor atentatorët kamikazë për të sulmuar forcat amerikane, ato të NATO-s dhe forcat e sigurisë afgane. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion 5 milionë dollarë për cilindo që do të japë informacion për vendndodhjen e Mehsud.