Bombë banesës së një ish-zv/ministri në Athinë
Shpërthimi ka shkatërruar disa nga automjetet që ndodheshin aty pranë, por pa njoftime për të lënduar, deklaruan burime policore greke. "Mendojmë se përgjegjës për këtë akt mund të jetë ndonjë grup terrorist. Ishte një bombë artizanale me sahat", deklaroi një zyrtar i lartë i policisë i cili nuk pranoi të identifikohej.
Zyrtari shtoi se nuk kishte pasur paralajmërime apo mesazhe që merrnin përsipër përgjegjësinë e shpërthimit që ndodhi në hyrjen e banesës në periferinë bregdetare të Palaion Faliron, ku jeton ish-zëvendësministri Panagiotis Hinoforis.
Në Greqi kanë ndodhur një seri sulmesh me bombë dhe me armë kundër objektivëve të brendshëm dhe të huaj që nga protestat e dhunshme të dhjetorit të vitit të kaluar që u nxitën nga vrasja e adoleshentit nga forcat policore.