Avionët izraelit sulmojnë Rripin e Gazës
Avionët luftarakë izraelitë organizuan 2 sulme në Rripin e Gazës. Sulmet e organizuara në një kohë që vazhdojnë përpjekjet për armëpushim të përhershëm nuk shkaktuan viktima. Në sulmin e parë u morën në shënjestër tunelet në kufirin Gaza-Egjipt. Kurse në sulmin e dytë është bombarduar një bazë ushtarake e Hamasit që nuk përdorej në afërsi të qytetit Han Junus .
Kjo bazë ishte shkatërruar gjatë sulmeve të mëparshme të Izraelit. Bëhet e ditur se gjatë këtij sulmi është djegur një xhami që gjendej brenda në bazë. Mendohet se sulmet ishin hakmarrje të sulmeve raketore që u organizuan dje nga Gaza në drejtim të Izraelit. Ndërkaq sot do të mblidhet kabineti i sigurisë së Izraelit. Mësohet se në mbledhje do të vihet në rend shkëmbimi i të burgosurve.