Pavarësia e Kosovës, festë edhe në Maqedoni
Shkup - Përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës përkujtohet edhe në Maqedoni, si nga autoritet shtetërore ashtu edhe nga shqiptarët e atjeshëm. Shkupi zyrtar, marrëdhëniet ndërshtetërore i vlerëson si të mira, ndërsa Kosova për ekonominë maqedonase paraqet një nga vendet më strategjike në rajon.
Në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Maqedoni jepen vlerësime pozitive për bashkëpunimin ndërshtetëror si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë politik. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylhaqim Ademi, marrëdhëniet midis dy shteteve i vlerëson si të mira, “me tendencë që ato të shënojnë ecje përpara në të gjitha rrafshet”- thotë ai duke shtuar se pritet që së shpejti Maqedonia dhe Kosova të vendosin marrëdhënie diplomatike. “Këto dy shtete fqinje kanë Bashkëpunimin të mirë ekonomik. Kosova për Maqedoninë ngel vendi më strategjik, për bashkëpunim ekonomik dhe tregtarë”, thotë ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi.
Me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë kanë organizuar manifestime të shumta kulturo-argëtuese.