E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup: Shqiptarët dhe maqedonasit ndarje të thella

Shkup -Anketa e Institutit për hulumtime të opinionit “Gallup”, në anketat e saj ka vënë re ndarje të thella etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni lidhur me çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë vendin. Vetëm 3 për qind e maqedonasve janë dakord për të ndryshuar emrin për të hyrë vendi në NATO dhe BE, për dallim nga 69 për qind të shqiptarëve, që janë shprehur për ndryshimin e emrit.

Mbi 80 për qind të maqedonasve mendojnë se fajtor për kontestin e emrit të Maqedonisë është Greqia, ndërsa vetëm 30 për qind e shqiptarëve janë shprehur se grekët janë fajtor për kontestin e emrit. Pjesa tjetër apo 70 për qind fajësojnë maqedonasit për kontestin e emrit. “Shqiptarët më shumë i mbështesin organizatat ndërkombëtare dhe vlerësojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO është më i rëndësishëm se sa emri i Maqedonisë”, ka theksuar Anxhej Pirka nga Instituti “Gallup”. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›