Serbët e Kosovës shpallin të ‘pavlefshme’ pavarësinë
Mitrovicë Serbët e Kosovës e shpallën të pavlefshme pavarësinë e Kosovës. I ashtuquajturi Kuvend i Komunave të banuara me serbë, miratoi sot deklaratën, në të cilën pavarësia e Kosovës shpallet e "pavlefshme". Pjesëmarrës në Kuvendin e Komunave kanë qenë të pranishëm edhe grupi prej 42 deputetësh nacionalistë serbë, te cilet hynë sot në mëngjes në Kosovë me mision për të riafirmuar sipas tyre sovranitetin e Serbisë.
Në kuvendin e mbajtur në Zvecan, deklarata në të cilën garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, është lexuar nga Kryetari i Kuvendit të Komunave Serbe Radovan Niciç. Deklarata vë në pah se mbështet rezolutën 12 44 sipas së cilës Kosova mbetet pjesë e Sebrisë dhe nuk njeh as Kushtetutën e Kosovës.
Në Zveçan ka qenë i pranishëm edhe ministri për Kosovën i qeverisë Serbe Goran Bogdanoviç i cili e ka konsideruar mbledhjen si një mundësi ku të prezantohet uniteti i komunitetit serb.
Ndërkohë, situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës ka qenë e qetë, dhe sipas autoriteteve të rendit nuk ka sinjalizime për përkeqësim të saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti thotë se ardhja e deputetëve dhe ministrave nga Serbia nuk ka ndikuar në gjendjen e sigurisë por është vetëm një manovrim politik. rel