E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coaker:Qeveria të reflektojë për ligjin e dosjeve

Ministri e Shtetit të Britanisë së Madhe përgjegjës për policinë, krimin dhe sigurinë Vernon Koaker ka deklaruar se qeveria duhet të reflektojë për ligjin e dosjeve pas pezullimit të bërë nga gjykata kushtetuese. Në një konferencë për shtyp pas vizitës së tij në Tiranë, Koaker tha se është gjë e mirë që Shqipëria shqyrton të kaluarën por ligji për pastërtinë e figurës duhet të hartohet në harmoni me kushtetutën. Gjithashtu zyrtari i lartë britanik tha se Britania pret me padurim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, tani që ka mbarur procesi i ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare. Ai tha se Britania ka qenë nga vendet e para që firmosi protokollin. Duke u ndalur tek çështja e ekstradimit të Ilir Kombaros, Coaker tha se është kontaktuar nga qeveria shqiptare për ekstradimin e tij, por sqaroi se duhet kohë pasi Kumbaro është ende në një proces gjyqësor në Britani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›