E Diel, 1 Nëntor 2026

Avioni ku udhëtonte ministri i Jashtëm, ulje emergjente në Shkup

SHKUP- Një avion i linjës Pragë-Shkup, ku gjendej edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Poposki kreu një ulje emergjente në aeroportin "Leka i Madh".

Pasi avioni i kompanisë çeke ''CSA'', tip Boing 737-700, fluturoi mbi aeroportin e Shkupit rreth 40 minuta, kapiteni njoftoi se aeroplani kishte një problem të vogël teknik, ku një prej pjesëve të krahëve që shërbejnë për frenim nuk funksiononte, pra duhej detyrimisht të kryente ulje emergjente.

Rreth pistës së aeroportit ishin shpërndarë zjarrfikëse dhe autoambulanca. Të gjithë udhëtarët, mes të cilëve edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Richard Hewitt dhe dy ekipe gazetarësh, ishin në gjendje optimale shëndetësore pas uljes së detyruar të avionit.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›