E Diel, 1 Nëntor 2026

Avioni përfshihet nga flakët, shpëtojnë dy biznesmenët

Nje avion i vogel i nisur pasditen e se enjtes nga Rinasi eshte perfshire nga flaket duke u ulur ne pisten e nje ishulli ne Kroaci. 2 biznesmenet qe udhetonin me te dhe ekuipazhi kane shpetuar pa lendime. Sic njofton, agjensia e lajmeve kroate 24 ore, fotoreporteret e se ciles kane fotografuar avionin e aksidentuar, ngjarja ka ndodhur ne ishullin Brac te Kroacise.

Ulja në pistë e avionit kishte probleme dhe rrotat nuk janë hapur në kohën e duhur. Aeroplani është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Ekuipazhi dhe pasagjerët arritën të shpëtojnë në kohë nga avioni i tipit “Cessna” dhe nga aksidenti nuk pati viktima, njofton agjensia kroate e lajmeve 24 ore. Zjarrfikësit ndërhyn menjëherë dhe shuan flakët për dhjetë minuta. Agjencia 24 ore njofton se pasagjerët në avion ishin biznesmeni britanik, 35-vjecari, Damir Fazlic.

Po ashtu ne avion ishte edhe kreu i Atlantic Energy Washington, John Zogovic, 52 vjec, qytetar amerikan. Ata u nisën drejt Kroacisë për pushime në Bol, për të shkuar në Jahtin Nina, me të cilin do të lundronin nëper Adriatik. Avioni drejtohej nga një pilot nga Beogradi, Zoran Modly, 65 vjec, dhe bashkëpiloti, Millosh Stojanoviç 33 vjec, po nga Beogradi. Në bord ndodhej stjuardesa 28 vjecare Senka Vukeliç. Agjensia kroate 24 ore njofton se te peste personat u morrën në pyetje lidhur me aksidentin në stacionin e policisë se ishullit.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›