Kuvend, bie dekreti i tretë i Topit
Nuk ka mundur të marrë pëlqimin e Kuvendit kandidatura e Vexhi Mucmatës si anëtar i Gjykatës së Lartë. 63 votat kundër të deputetëve të Partisë Demokratike e rrëzuan të përgjedhurin e presidentit, i cili megjithatë arriti të siguronte pëlqimin dhe kartonat jeshilë të Dritan Priftit, Lefter Kokës, Nasip Nacos dhe deputetit të PDU Shpëtim Idrizi. Gjatë një interviste për Alsat deputeti i LSI-së dhe nënkryetari i Kuvendit Nasip Naco shpjegoi arsyet përse depuetet e partisë së tij kanë votuar pro dekreteve të presidentit.
"Ne nuk votojmë në bllok, pra, dhe votimi i sotëm nuk ka qenë në bllok, ka qenë votim nominal, pasi na u kërkua që në mënyrë nominale të japë secili mendimin e vet. Sepse po të ishte votim në bllok me grupet parlamentare, do merrte vendim politik grupi dhe ne do ishim të detyruar ta zbatonim", tha Nasip Naco, deputet i LSI-së.
Ashtu si në të gjithë seancat e fundit PS nuk ishte e pranishme në votime. Deputetet e saj u larguan pak minuta para miratimit të ngritjes së komisionit hetimor për masakrën e Tivarit. Sipas kryetarit të grupit Gramoz Ruci, kjo është një lojë politike pasi tentohet të hetohet brenda territorit të një shteti tjetër pa i marrë leje.
"Mos bëni politikë me jetën e të masakruarve të kombit tonë, atë e kemi bashkë. Së dyti, ti dalim për zot territorit që mbulon shteti shqiptar dhe jo territorit të një shteti tjetër. Për inat, të vjehrrës komuniste mos flini me mullixhiun serb", tha Gramoz Ruci.
"Ka ca parti që kanë nënën komuniste. Ishte rasti zoti Ruci, për të mos u ndarë", u përgjigj kryetarja e Kuvendit, Topalli. Komisioni do të përbëhet nga 13 anëtarë dhe do drejtohet nga Fatos Beja.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 korrik 2010 ) < I mëparshmi