Rishfaqet Nano: President ose krijoj parti të re

Ish-udhëheqësi i të majtës kërcënon me krijimin e një lëvizjeje të re politike nëse nuk mbështetet nga Partia Socialiste për President.
Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se Fatos Nano pati të shtunën takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrorë e lokalë të PS-së, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile.
Ai ka shpjeguar se vetofrimi i tij për President më së shumti ka synuar të pikëtakohet me Partinë Socialiste dhe të mbështetet nga kjo parti, të cilën Nano e ka drejtuar për 15 vjet.
“Në këto takime është folur edhe për ngurrimin e gjatë, të pakuptueshëm e të paarsyeshëm të kryetarit të PS-së Edi Rama, për ta mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos për President”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësinë e moskandidimit të Fatos Nanos për shkak të mosmbështetjes nga Edi Rama. Në një rast te tillë, Nano njofton fillimin që javën e ardhshme të përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.
/Start/
2012-06-02 18:44