E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokates së Berishës i vjedhin bizhuteritë në shtëpi, dyshohet i vëllai

Erinda Ballanca

Juristja denoncoi vjedhjen me vlerë 900 mije lekë në kasafortë, në gusht.

Tiranë, Policia: I dyshuar vëllai i Erinda Ballancës.

Vidhen sasi bizhuterish dhe dokumentesh në kasafortën e avokates Erinda Ballanca, mbrojtëse ligjore e Kryeministrit Sali Berisha në disa çështje. Ngjarja ka ndodhur në banesën e avokates 39- vjeçare, në zonën e ish- Bllokut, në Tiranë. Sipas burimeve të Policisë, vjedhja ka ndodhur në ditët e para të muajit gusht, por ka mbetur e fshehtë. Marrja e bizhuterive dhe dokumenteve nga kasaforta e avokates është denoncuar në Komisariatin Nr.2 nga vetë avokatja Ballanca. Ajo shkoi në Polici pasi kishte konstatuar vjedhjen e objekteve që mbante në kasafortë. Hetimet për këtë ngjarje kanë vazhduar prej disa javësh, ndërsa vjedhja është mbajtur në fshehtësi të plotë, deri në momentin që ka ardhur përgjigjja nga Laboratori i Kriminalistikës për gjurmët e analizuara.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›