E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britanikja "The Telegraph": "Shqiperia, koha per te investuar ne perlen e harruar te Europes"

"Shqiperia, dikur nje mocalishte e paarritshme, tani eshte e hapur per biznes. Eshte koha per te investuar ne kete perle te harruar te Europes". Me keto fjale nis nje artikull i posacem i gazetes se njohur britanike "The Telegraph", dedikuar pasurive natyrore te vendit tone, por njekohesisht dhe potencialeve qe ai paraqet per biznesin si i tille. "Ndersa me pare Shqiperia ishte nje vend i izoluar, tashme ajo eshte e hapur per bizneset e huaja. Qe pas viteve te komunizmit dhe trazirave te vitit 1997, Shqiperia duket se ka ndryshuar shume", - komenton artikulli. Duke vijuar me pas, me pasqyrimin e kryeqytetit tone, Tiranes, i cili prezantohet si "nje qytet cuditerisht i bukur, me bulevarde te gjera...". "Per me teper, ajo eshte e lidhur me bregdetin me nje autostrade qe siguron levizje te shpejte per te gjithe", - shton ai. Pa harruar qe t'i vendose artikullit edhe disa "aksesore" te tille per Shqiperine, si fluturimet e pershtatshme ajrore, apo mundesine per te blere apartamente me pamje nga deti per nje shume te ulet, vetem 30 mije dollare, sikunder te konsumosh birre apo vere per vetem 1 dollar. Duke iu referuar me tej edhe bukurive te natyres se Shqiperise, e cila sipas "The Telegraph", ka nje klime te bukur me diell. Lidhur kjo, edhe me shtimin e madh te turisteve. "Numri i turisteve ka shkuar gjithnje e ne rritje, vetem ne vitin e kaluar, - citon gazeta, - numri i turisteve arriti ne 4 milione e 100 mije, krahasuar me vetem 300 mije qe ishin ne vitin 2004". Nga ana tjeter, nje aspekt i Shqiperise qe ze vend ne kete artikull eshte ai i tregut te pasurive te patundshme, Per te cilin, citohet saktesisht se Kryeministri i vendit, Sali Berisha, eshte i gatshem te ofroje nje garanci. Duke permendur keshtu disa deklarata te tij, si ajo qe "nese anglezet vijne ne Shqiperi per te blere pasuri te patundshme, parate e tyre jane te sigurta. Kur nje toke mund te blihet me dokumente zyrtare shteterore asnje kerkese tjeter mbi kete pasuri nuk duhet dhe une jap garanci totale mbi kete". "Fjale te forta keto", i cileson gazeta prestigjioze, keto te thena nga vete Kryeministri Berisha. Per te konkluduar, se gjithcka nenkupton se investimi ne Shqiperi, eshte i sigurt, nese e kryen per nje vile apo apartament. "Me pak fjale, Shqiperia eshte ende nje territor i paprovuar", - perfundon ai, duke dashur te nenkuptoje se ia vlen te vish ne kete vend, per ate qe deri tani e ka pare nga larg ate dhe nuk ka pasur mundesine te provoje ne territorin e tij, te berit biznes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›