Pranga pronarit të policisë private

Gjergj Tusha në momentin e arrestimit
TIRANË/ Arrestohet edhe hetuesi i Lezhës, i hoqi emrin nga listë-kërkimi biznesmenit 48-vjeçar.
Gjergj Tusha, i kërkuar për drogë në Itali, plagosi azerbajxhanasin.
Pronari i një policie private, Gjergj Tushaj, i shumëkërkuar në Shqipëri dhe Itali, u arrestua dje në Tiranë. Personi në listën e më të kërkuarve nga Drejtësia italiane, deri dje ka arritur t’i shpëtojë arrestimit falë ndihmës së një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës. Gjergj Tushaj, 48 vjeç, që njihej si biznesmen, pronar i një policie private në Tiranë, ra në pranga dje rreth orës 12:30 në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Ai u arrestua kur po udhëtonte në një makinë me shoferin e tij personal dhe disa truproja. Ka qenë një letër-porosi e autoriteteve policore italiane për shtetasin e kërkuar me emrin Gjokë Ndue Tushaj, që ka sjellë zbulimin e identitetit që ai mbante aktualisht, Gjergj Nikola Tushaj.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)