FMN: Ekonomia do te vijoje rritjen, dhe pse modeste Eglantina Nasi
Edhe pse me nivele me te ngadalesuara, ekonomia shqiptare do te vazhdoje te rritet. Ky eshte parashikimi qe delegacioni i Fondit Monetar Nderkombetar dha rreth ecurise se treguesve makro-ekonomike, ne perfundim te misionit te tij te radhes ne vendin tone. Permes shefit te misionit per Shqiperine, Nadeem Ilahi, u konfirmua se gjithsesi ekonomia e vendit tone mbetet e brishte ndaj rreziqeve te jashtme, vecanerisht nga kriza e Eurozones. "Rritja ekonomike pritet te ngadalesohet ne nivelin prej 0.5% per vitin 2012 dhe mund te ngrihet vetem ne menyre modeste me nivelin prej 1.3% ne vitin 2013", - ishte parashikimi konkret qe ai dha per kete tregues te rendesishem te ekonomise shqiptare. Per te vene ne dukje gjithashtu edhe faktin se kerkesa vendase do te filloje ngadale qe ta marre veten. "Qe nga fillimi i krizes globale ne 2008, ekonomia shqiptare ka pesuar vetem nje ngadalesim modest te rritjes dhe ka ruajtur pergjithesisht stabilitetin e sistemit bankar, fale politikave te duhura dhe aksione makro-rregullatore. Por, pasojat e krizes jane ngadalesimi i rritjes ekonomike dhe perkeqesimi i dobesive te brendshme dhe te jashtme", - theksoi mes te tjerash Ilahi.
Nderkaq, nje tregues tjeter ekonomik, per te cilin shefi i misionit te FMN-se dha nje parashikim pozitiv, ishte edhe ai i inflacionit. "Inflacioni pritet te mbetet ne nivele te uleta njeshifrore", - theksoi ai, duke nenkuptuar ne kete menyre se ai do te jete brenda objektivit qe kane caktuar rreth tij autoritetet shqiptare. Nga ana tjeter, referuar politikave monetare te ndjekura nga keta te fundit, perfaqesuesi i larte i Fondit Monetar Nderkombetar, i ka vleresuar si te vlefshme per qendrueshmerine e ekonomise shqiptare. "Politika monetare ka ndihmuar ne ankorimin e stabilitetit makroekonomik", - tha ai. Sikunder, ka shtuar se nje tregues pozitiv i ekonomise sone ka qene edhe ai i stabilitetit qe ka referuar sistemi bankar si i tille. "Sistemi bankar i Shqiperise e ka perballuar krizen mire, pjeserisht dhe fale mbikeqyrjes se kujdesshme. Bankat mbeshteten ne depozitat vendase dhe kane nivel te larte likuiditeti dhe kapitali. Megjithate, problemi i rritjes se nivelit te kredive nen standard duhet te adresohet nepermjet nje ekzekutimi me te mire te kolateralit dhe pageses se faturave te prapambetura te qeverise", - vuri ne dukje mes te tjerash, shefi i misionit te FMN-se, Nadeem Ilahi. Per ta permbyllur, se "forcimi i te drejtave te pronesise dhe zbatimi i kontratave do te ndihmoje ne permiresimin e klimes se biznesit dhe do te rrise investimet ne Shqiperi".
Porosite: Mbani borxhin nen kontroll, pakesoni shpenzimet
"Ne vitin 2013, buxheti duhet te synoje te ruaje te pandryshuar nivelin e borxhit ndaj PBB-se". Kjo ka qene porosia kryesore qe shefi i misionit te FMN-se ka adresuar ndaj autoriteteve shqiptare. Duke u rikujtuar atyre se "borxhi i larte publik mbart rreziqe marko-ekonomike dhe fiskale". E per kete, sipas tij, "te ardhurat nga privatizimi i pasurive kombetare duhet te perdoren kryesisht per te ulur borxhin". Pa harruar te shtoje, se ato duhen edhe per "te shlyer pagesat e prapambetura te faturave". Nderkaq, nje tjeter porosi qe misioni i radhes i FMN-se la per Shqiperine, ishte edhe ajo per buxhetin e vitit te ardhshem, qe ai te synoje rritjen e te ardhurave, e ne te njejten kohe, edhe reduktimin e shpenzimeve korrente. "Konsolidimi fiskal do te kerkoje rritjen e te ardhurave dhe nderkohe qe duhet te mbeshteten shpenzimet kapitale dhe shpenzimet sociale te destinuara per shtresat ne nevoje", - theksoi shefi i misionit te FMN-se, Ilahi.