Greqi, një qytetar tenton të vetëdigjet përpara bankës
SELANIK- Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite jashtë degës së një banke në Selanik. Një 55 vjecar u përpoq të vetëdigjet duke hedhur bënzinë në trup e më pas duke i vënë flakën vetes, pasi u paralajmërua se nëse nuk paguante kredinë, shtëpia do t’i sekuestrohej.
Me një altoparlant në njërën dorë dhe një shishe benzine në dorën tjetër, ai protestoi kundër qeverisë, bankierëve dhe partive politike duke kërcënuar se do të vriste veten.
Policia e ekipit "Zeta" nxitoi të ndërhyjë dhe në bashkëpunim me zyrtarët u përpoq të flasë me 55 vjecarin. Përpjekjet për bisedime dështuan, kur ky i fundit hodhi benzinën në rrobat e tij dhe i vuri zjarrin me çakmak. Policia ndërhyri me shpejtësi dhe arriti të shuajë zjarrin. 55 vjecari u dërgua në spitalin e Selanikut me djegie në gjoks, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/BalkanWeb)