E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Dy fazat për reformën zgjedhore

Deputeti Ditmir Bushati, sqaroi për mediat fazat e reformës zgjedhore.

“Kjo reformë do të kalojë në dy faza: faza e parë  do të prezantohet të hënën dhe ka të bëjë esencialisht me ndryshimin e rregullores dhe sjelljen e saj aty ku ka qenë, në vitin 2009, me qëllim evitimin e të gjitha atyre ndryshimeve të njëanshme që kanë asfiksuar rolin e opozitës në Kuvend dhe që e bëjnë menaxhimin e jetës parlamentare larg standardeve të BE-së", theksoi ai.

Bushati tha se përmes "propozimit tonë ne synojmë që në parlament të rikthehet vota e fshehtë dhe të garantohet transparenca.  Si hap të dytë PS propozon adresimin e të gjitha mangësive të vërejtura në raportin analitik të KE-së, përmes një grupi pune të përbashkët dhe i asistuar nga OSBE. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-16 16:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›