E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet: Hetimet ndaj Fazllic, me 2 standarte

Avokati Vladimir Mece mendon se prokuroria ka zbatuar ligjin gjate procedurave te ndjekura ne ceshtjen “Fazllic”.

Kodi i Procedures Penale e pranon edhe njoftimin verbal me telefon, e cila eshte nje procedure e ndjekur edhe me pare nga organi i akuzes, por qe ne keto momente sulmohet nga politika, per shkak se ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi ka dy standarte.

“Ndeshemi shpesh me perdorimin e ketij standarti. Nese nuk do te kishte interes nga politika nuk do te ishte bere fare zhurme. Ka dhjetra raste kur prokuroria ka vepruar dhe askush nuk ka ngritur zerin, ashtu sikurse ka raste kur procedimi penal nga prokuroria nuk ka filluar atehere kur duhet te fillonte dhe ka pasur zhurme”, ka deklaruar Mece.

Ai e cileson pronen e bllokuar si nje procedure te ndjekur edhe me pare nga prokuroria. Sipas tij, edhe ne kete rast ka patur dy standarte te zbatimit te ligjit ne vend. “Cdo vendim qe prokuroria e merr duhet te kete ne mbrojtje interesat e qytetarit dhe per cdo sekuestrim prone duhet te vihet ne dijeni pronari i kesaj prone”, ka shtuar Mece.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›