E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton planin rregullues të Tiranës

Bashkia e Tiranës prezantoi sot planin rregullues të kryeqytetit për 4 njësi bashkiake. Plani parashikon ngritjen e 5 qendrave të rëndësishme. Kreu i bashkisë së Tiranës bashkëbisedoi me banorët e këtyre njësive. 

TIRANE- Bashkia e Tiranës prezantoi sot planin rregullues të kryeqytetit për 4 njësi bashkiake, përkatësisht 4, 8, 9 dhe 11. Plani parashikon ngritjen e 5 qendrave të rëndësishme që nga Kodër Kamza deri në Kinostudio. Kreu i bashkisë së Tiranës bashkëbisedoi me banorët e këtyre njësive.

KY është një plan i cili sot është një instrument i vetëm në një territor të kufizuar sic është Tirana së bashku me një sërë komunash kufitare. Një plan i tillë duhet ta kemi në të gjithë vendin. Sot mbi bazën e kësaj eksperience që na jep mundësi që të mësojmë si mund të ecim më shpejt dhe se ku duhet operuar më shumë kurajo e vendosmëri, ne mund ti japim vendit dhe të gjitha rajoneve të tij plane të ngjashme”- tha Rama. Prezantimi i planit të ri rregullues synon të krijojë bazën për modelin e parë të planifikimit të centralizuar. Rama tha se ky model sistemon hapësirat publike dhe objektet me vlera historike dhe arkitektonike të Tiranës.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›