Shqiptari peng, piratët somalezë shtyjnë ultimatumin
Piratët që mbajnë peng anijen ukrainase ‘MV Faina’, kërkojnë 20 milionë dollarë shpërblim. Ne anije ndodhet dhe nje shtetas shqiptar. Pas kërkesës së bërë piratët kanë vendosur që ta shqyrtojnë edhe një herë ultimatumin e tyre
SOMALI-Piratet somaleze kanë shtyrë afatin e ultimatumit për të hedhur në erë anijen ukrainase në bordin e së cilës ndodhet një shqiptar. Piratët që mbajnë peng që nga 25 shtatori anijen ukrainase ‘MV Faina’, kërkojnë 20 milionë dollarë shpërblim. Fillimisht sipas tyre afati skadonte të hënën në mbrëmje, por pas kërkesës së bërë nga pronari i anijes, piratët kanë vendosur që ta shqyrtojnë edhe një herë ultimatumin e tyre. Aktualisht anija ukrainas “MV Faina” është e rrethuar dhe e vëzhguar nga një luftanije amerikane, ndërkohë që dhe një anije ruse po mberrin për ndihmë. Në bordin e kësaj anije ndodhen aktualisht 20 vetë, shumica ukrainas dhe një shqiptar. Një anëtar tjetër i ekuipazhit, vdiq nga infrakti në kohën e marrjes peng të anijes. Ndërkohë në Kiev të Ukrainës, të afërm të pengjeve kanë protestuar duke i kerkuar presidentit vendas Viktor Jushcenko të nisë urgjentisht bisedimet për kërkesat e piratëve për shpërblim. Por nuk pritet që të ketë bisedime, pasi qeveria e Kievit ka thene se do perdoret forca per te zgjidhur kete krize ne Gjirin e Adenit, ku piratet mbajne peng gjithsej 30 anije te tjera, që kanë kaluar në këto ujëra nderkombëtare gjatë këtij viti.
(d.b/News24/BalkanWeb)