E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Mbikeqyrje sistemit bankar

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar ne nje interviste per VOA, se shteti shqiptar po merr masa per te mos u ndodhur ne veshtiresi ne rast te prekjes nga kriza financiare.

“Po rrisim cilesine e mbikeqyrjes se sistemit financiar bankar dhe po shohim se cfare masash duhen marre per te mbeshtetur nje rritje ekonomike te qendrueshme, pasi pritet nje ngadalesim i ritmeve te rritjes”, ka pohuar Bode.

Ministri ka vleresuar masat e ndermarra deri tani kunder krizes nga SHBA dhe BE, duke theksuar se permes ketyre masave po rikthehet besimi i publikut tek bankat.

“Reagimet e vendeve te BE dhe SHBA ishin te pershtatshme per te normalizuar situaten, per te kthyer besimin e njerezve tek institucionet bankare, pasi kjo eshte nje krize besimi”, ka theksuar Bode.

Me tej, i pyetur per ceshtjen “Fazllic”, duke qene se dikasteri i drejtuar prej tij kontrollon shkeljet financiare, Bode ka theksuar se MF nuk ka asnje te dhene per shkelje nga ana e biznesmenit boshnjak. Ai i ka cilesuar si shpifje akuzat e opozites per favorizim nga ana e qeverise per biznesmenin.

“Opozita eshte kthyer ne nje qender investigative qe here pas here ben sulme politike per ceshtje si ajo e Gerdecit, vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe ceshtjen Fazllic. Ne keto tre raste kemi te bejme me shpifje te opozites, e cila ne fushate elektorale ka zgjedhur keto menyra sulmi qe mund te jene interesante per mediat, por qe nuk kane asgje te vertete. Ne nuk kemi te dhena per shkelje nga Fazllic, megjithese investigojme ne menyre permanente”, ka shtuar Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›