E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack-Krasniqi: S'ka ndarje të Kosovës dhe as plan ‘Ahtisaari plus’

PRISHTINË- "Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as plan Ahtisaari plus", tha sot eurodeputetja Doris Pack në takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
Zyra e shtypit te Kuvendit bën të ditur se me këtë rast bashkëbiseduesit folën për zhvillimet aktuale shoqërore e politike në Kosovë.
Po kështu eurodeputetja Pack u njoh edhe me situatën e sigurisë ne vend, me theks të veçantë në veri, ndërsa u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›