E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, një fshat vuan mungesën e ujit prej 20 vitesh

SHKODER- Prej mëse 20 vitesh banorët e fshatit Guci e Re në Shkodër vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Mënyra e vetme për të siguruar ujin mbetet hapja e puseve ndërsa ata që nuk kanë mundësitë për të hapur një të tillë furnizohen nga fqinjët e tyre. Banorët detyrohen të blenë ujin e pijshëm për konsumim pasi uji i puseve është i pakontrolluar dhe i ndotur. Pavarësisht ankesave të herë pas hershme, problemi i tyre akoma nuk ka gjetur zgjidhje ndonëse premtimet kanë qenë të shumta gjatë fushatave elektorale.

Fshati Guci e Re ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Shkodrës ndërsa është një ndër fshatrat më të varfër që përfshin komuna Rrethina. Që nga viti 90’ asnjë investim në ujësjellës nuk është ndërmarrë në këtë zonë dhe si rrugë e vetme ëpr sigurimin e ujit, banorëve u mbetet hapja e puseve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›