Avokatet kundershtojne projektligjin
Tirane - Forumi i avokateve te Shqiperise ka kundershtuar dje projektligjin per avokatine, duke e cilesuar ate si nje varesi nga organi i akuzes. Kryetari i ketij forumi, Idajet Beqiri ben me dije se nuk jane marr mendimet e tyre per kete projektligj, por nga ana tjeter ata nuk jane njohur me ndryshimet e tyre te cilet jane konsideruar si nje sekret. Mesohet se avokatet e kane siguruar ne menyre te paligjshme kete projektligj, pasi atyre jo vetem qe nuk i ishte vene ne dispozicion, por ishte cilesuar si sekret. "Theksojme me dhimbje se ky komunitet kaq i madh juristesh profesionist eshte mbajtur larg prej hartimit te ketij projekt-ligji, nuk eshte lejuar te marre dijeni rreth tij, nuk i eshte marre asnje mendim, nuk i eshte dhene ky projekt-ligj per diskutim ne parim, dhe as nen per nen. Madje eshte per te ardhur keq edhe per faktin se projekt-ligjin "Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise" e kemi siguruar ne menyre ilegale, pasi eshte mbajtur dhe eshte trajtuar si "dokument sekret" me te cilin nuk duhet te njihen avokatet", ka bere me dije dje kryetari Beqiri. Sipas tij ky projektligj ne vend te permiresoje mangesite e dukshme, ka bere hapa pas, duke i hapur shteg shkeljeve te renda te parimeve kushtetuese. Me tej Beqiri ben me dije se ne parim ky projekt-ligj e ka vendosur poziten e institucionit te avokatise, ose te mbrojtesit ligjor, nen varesine dhe ndikimin direkt te pushtetit ekzekutiv, nen varesine dhe trysnine e organit te akuzes dhe te pushtetit gjyqesor. Mbrojtesi ligjor ne krahasim me prokurorin i cili ka shume te drejta, nuk ka asnje lloj heqjes se mases se sigurise te drejte. Sipas Beqirit ai nuk mund te siguroje asnje te dhene, asnje dokument, asnje informacion nga institucionet publike e private. "Projekt-ligji ka nje sere mangesish ne formulime, ne konceptimin e gjerave, ne trajtimin e problemeve me rendesi.", ka mbyllur fjalen e tij Beqiri.
Kerkesa e drejtuar Kuvendit
Kryetari i Forumit te Dhomes se Avokatise i ka bere dje apel dhe i kerkuar Kuvendit te Republikes se Shqiperise qe jo vetem te mos e fuse ne rendin e dites ne Kuvend shqyrtimin e ketij projekt-ligji, por ta kthej ate per diskutim ne grupin me te rendesishem te interesit dhe profesionalisht shume larte, sikurse eshte armata 4000 veteshe e avokateve te ketij vendi.
Kerkesa e drejtuar Kuvendit
Kryetari i Forumit te Dhomes se Avokatise i ka bere dje apel dhe i kerkuar Kuvendit te Republikes se Shqiperise qe jo vetem te mos e fuse ne rendin e dites ne Kuvend shqyrtimin e ketij projekt-ligji, por ta kthej ate per diskutim ne grupin me te rendesishem te interesit dhe profesionalisht shume larte, sikurse eshte armata 4000 veteshe e avokateve te ketij vendi.