Ndryshimet ne projektligj pas vleresimeve te shqetesimeve
Projektligji per avokatine eshte ndermarre me qellim permiresimin e sherbimeve ndaj qytetareve ne dhenien e drejtesise. Ministria e Drejtesise pasi ngriti nje grup pune me eksperte, me pjesemarrje nga Misioni EURALIUS dhe OPDAT, Dhoma Kombetare e Avokatise dhe nga vete Ministria e Drejtesise vleresoi shqetesimet e ngritura nga Dhoma Kombetare e Avokatise. Keto shqetesime ishin adresuar nga institucionet e ndryshme shteterore, qytetaret dhe vete avokatet, sikunder dhe problematikat e hasura gjate ushtrimit te kontrolleve te ndryshme ne Dhomat e Avokatise ne rrethe. Pas nje analize qe iu be kuadrit rregullator ne fuqi per profesionin e avokatit, grupi i punes arriti ne konkluzionin qe eshte e nevojshme nderhyrja vecanerisht per sa i takon lehtesimit te kushteve per te ushtruar profesionin dhe rregullave qe lidhen me procedimin disiplinor te avokatit. Nje nga ndryshimet e ndermarra nga ministria ishte tarifa qe duhet te paguanin avokatet. Keshtu nese aktualisht, per te marre licencen e ushtrimit te profesionit, kandidatet fitues, detyrohen t'i paguajne Dhomes nje tarife prej 100.000 leke, nderkohe qe me ndryshimet aktuale propozohet qe kjo tarife te kete nje vlere simbolike prej 100 lekesh. Ndersa ne nderhyrjet ne teresi ne tekstin e ligjit baze, thelbi i tyre konsiston sipas Ministrise ne rishikimin e rregullave, qe kane te bejne me procedimin disiplinor te avokatit.