Shehi: Vota e emigranteve, jemi te papergatitur per zgjedhjet e 2009-te
Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi shprehet kunder votes se emigranteve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi Shqiperia eshte e papergatitur per nje proces te tille. "Ne ende kemi probleme me organizimin e votimeve brenda territorit, jo me jashte tij", u shpreh Shehi. Sipas tij, veprime te tilla mund te sillnin dhe rreziqe per manipulimin e votes se emigranteve. "Ndikimi i politikes greke gjate zgjedhjeve ne Shqiperi kryesisht gjate atyre lokale nese kemi parasysh Himaren, ka qene mjaft i dukshem. C'mund te ndodhe me emigrantet ne Greqi, ku llogariten deri ne 150 mije vete", u shpreh ai. Shehi theksoi se "komuniteti shqiptar ne Greqi per hir te mungeses se shtetit te vet eshte detyruar te nderroje emrin, keshtu qe nuk e ka problem as te nderroje voten". "Jane rreth 100-150 mije votues qe perbejne 10-15 % te zgjedhesve dhe vota e tyre mund te jete percaktuese per fatin e politikes ne Shqiperi", theksoi ai.
Miratimi i Kodit, afati drejt fundit
Partite politike shperdorojne dhe afatin tjeter qe Kuvendi u la per hartimin e Kodit te ri Zgjedhor. Ne baze te vendimit te Kuvendit, ligji i ri duhet te jete gati brenda 31 tetorit, por kapja e nje afati te tille eshte e pamundur. Kjo pasi Komisioni i Posacem per reformen Zgjedhore eshte shume mbrapa me miratimin e neneve te ketij kodi. Anetaret kane miratuar vetem disa ceshtje teknike qe nuk kane sjell debate. Ende nuk eshte diskutuar per formulen e ndarjes se mandateve, perberjen e komisioneve zgjedhore dhe koalicioneve. Dhjete ditet e mbetura, jane te pamjaftueshme.