"Gjermania ka interes per rritjen e investimeve ne energjetike dhe porte"
Gjermania do te rrise investimet ne Shqiperi. Sekretari Parlamentar i Shtetit ne Ministrine e Ekonomise ne Gjermani, Hartmut Schauerte i shprehu dje kryeministrit Sali Berisha, interesin e Gjermanise per te investuar ne Shqiperi. Pervec asistences ekonomike qe ky shtet ka dhene se fundi ne shifrat me te larta per vendin tone, Schauerte u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i zhvillimit te dukshem ekonomik te Shqiperise dhe i zbatimit te reformave, e luftes kunder krimit dhe korrupsionit. "Kjo i ka deshmuar Gjermanise, se asistenca financiare per Shqiperine ka qene plotesisht e merituar", theksoi Schauerte. Sipas tij, Gjermania ka nje interesim te madh per te investuar ne Shqiperi, ne fushen e prodhimit termik dhe hidrik te energjise, ne porte, ne perpunimin e mbetjeve urbane sipas standardeve te BE-se etj.
Nga ana e tij kryeministri Berisha vleresoi ndihmen gjermane ne zhvillimin e Shqiperise. Duke i shprehur mirenjohjen e thelle, kreu i qeverise, u shpreh se ndihma ekonomike e Gjermanise, ne te gjitha fushat ka qene e jashtezakonshme dhe ka dhene nje kontribut shume te madh ne ndryshimin e Shqiperise ne fusha jetike per popullin shqiptar, si furnizimi me uje, furnizimi me energji, rendi dhe siguria, arsimi etj. "Vete fakti, qe une kam inauguruar nje numer te madh projektesh te investitoreve gjermane eshte deshmi e nje suksesi te vertete, e biznesit gjerman ne Shqiperi", u shpreh Berisha. R.R