Avokatët marrin në shtëpi gratë e dhunuara nga burrat

Strukturat lokale në Durrës dhe shoqëria civile i janë drejtuar bashkisë së qytetit me kërkesën e krijimit të një strehëze për viktimat e dhunës familjare. "Duhet gjetur një zgjidhje për këtë, pasi po rrezikojmë dhe martesat tona duke dashur t‘u japim mbështetje grave të terrorizuara nga dhuna e bashkëshortëve", thotë një avokat nga Durrësi.
Punonjëse policie, avokatë dhe drejtuese shoqatash tregojnë raste kur u është dashur t‘i strehojnë në banesat e tyre gratë që ikin nga shtëpia në kushtet e një dhune ekstreme dhe nuk kanë ku të fusin kokën. Në këtë sorollatje mund të bien pre dhe e rreziqeve të tjera. Shefja e seksionit të Mbrojtjes së të Miturve dhe
Në shumë raste, vajza të trafikuara dhe gra të dhunuara i kanë kaluar ditë-netët e tyre të trishta, duke fjetur në tryeza pune të shoqatave, ndërsa prisnin që të bëheshin realitet përpjekjet për t‘i sistemuar diku. E ndërsa për të trafikuarat ka më shumë mundësi zgjidhjeje, duke i dërguar drejt Vlorës e Tiranës, për gratë e dhunuara nga bashkëshortët problemi është i mprehtë.