Avokatët shtyjnë Gërdecin edhe në pretencë
Tiranë Prokuroria duhej të vazhdonte prezantimin në Gjykatën e Tiranës të pretencës për masën e dënimit për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, por avokatët bënë që seanca, edhe pse filloi, të mos vazhdonte. Gjatë ditës së hënë u lexuan 140, nga 500 faqe që përbëjnë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Seanca e radhës rifilloi të martën, po me leximin e pretencës, e cila do të duhet disa ditë të përfundojë. Por ndërsa seanca nisi dhe duhej të vazhdonte me leximin e pretencës, avokatët vunë në funksionim skemën përmes të cilës e zvarritën procesin për më shumë se tre vjet e gjysmë.. Për shkak të procedurës, që në seancë duhet të jenë të gjithë avokatët ose klientët e yre, trupi gjykues është detyruar të mos e vazhdojë, pasi dy prej avokatëve nuk ishin të pranishëm. Senaca u shty për të enjten, pasi të mërkurën është ditë pushimi zyrtar.
Prokuroria kishte parashikuar që tya përfundonte ditën e premte leximin e pretencës dhe deklarimin edhe të kërkesëspër masat e dënimit, por tashmë me humbjen e dy ditëve, pretence do të duhet të përfundojë javën e ardhëshme.
Një ditë më parë, prokurori Altin Dumani, akuzoi Ylli Pinarin, Sokol Ngjeçin, Mihal Delijorgjin, dhe Dritan Minxhollin për vrasje në rrethana cilësuese, në dëm të 26 personave.
Prokurori përmendi me detaje se çfarë kishte ndodhur në kantier, duke ripërsëritur faktin se shpërthimi u inicua nga saldimi i një karroce, e cila ishte futur në magazinën ku ishte depozituar baruti, gjë e cila shkaktoi edhe ndezjen. Gjatë gjithë kohës, prokurori ka atakuar drejtëpërdrjetë Pinarin, Delijorgjin, Ngjecin dhe Minxhollin si përgjegjës për tragjedinë,por duke specifikuar që pjesa e luanit në këtë tragjedi i takon Mihaj Delijorgjit, pronarit të kantierit.
Më poshtë ne po ribotojmë një intervistë me nënën e një prej fëmijëve që humbën jetën në këtë ngjarje të tmerrshme, Zamira Durda, gruaja që u bë simbioli i rezistencës në kërkim të drejtësisë. Kjo intervistë është botuar në gazetën IDEA në datën 2 Tetor
INTERVISTA/ Flet Zamira Durda, nëna e një fëmije të vrarë në Gërdec
Jam betuar para arkivolit të tim biri. Do ta bëj drejtësinë
Në çdo seancë gjyqësore, në procesin për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, në sallën e mbushur me të pandehur dhe avokatë, ka qenë edhe një grua e veshur me të zeza. Më pas të pandehurit u liruan të gjithë dhe nuk preferonin më të vinin në gjyq. Ndërsa avokatët e tyre nisën lojën e shkatërrimit të procesit, duke e zvarritur atë për plot tre vjet e gjysmë. Megjithatë, gruaja me të zeza ishte atje, në sallë, e vetme në pritje të drejtësië. Pas çdo seance që shtyhej, ajo shkulte flokët dhe herë qante në heshtje e herë ulërinte e mallkonte me zë të lartë gjykatës, prokurorë e avokatë. Nuk humbi asnjë seancë, duke u shndërruar në simbolin e njeriut që kërkon drejtësinë për viktimat e një krimi shtetëror. Ajo është Zamira Durda, ka humbur djalin 8 vjeç në atë tragjedi dhe është betuar para arkivolit të tij se do të bëjë gjithëcka për ta çuar drejtësinë në vend.
Në këtë intervistë ajo tregon tmerrin e ditëve ndërsa shihte të birin ti ikte dhe më pas makthin kur njerëzit e drejtësisë talleshin në sallën e gjyqit bashkë me ata që shkaktuan gjëmën mbi njerëzit e pafajshëm.
Pyetje Zamira, ju keni humbur djalin, babain dhe kunatën në 15 Mars. Nuk jeni e vetmja qe u prekët nga kjo tragjedi, megjithatë jeni e vetmja që jeni prezente në çdo seancë. Përse vazhdoni ta ndiqni këtë gjyq?
Zamira Kam patur tre fëmijë para tragjedisë së Gerdecit, dy djem dhe një vajzë. Djalin e madh, Geraldin, e kam 18 vjeç, vajzën, Ivën, 16 vjeçe dhe Erisonin, nëse do të jetonte, do ishte 11 vjeç, ose ne klasë te pestë. Siç llogaris moshën e fëmijëve që kam, dhe se çbëjnë ata, analizoj dhe moshën e Erisonit dhe çdo të bënte ai po të ishte gjallë. Tani që u hap shkolla më mungon jashtëzakonisht shumë. Mendoj çdo bëja për ta nisur në shkollë.
Pyetje Çfarë kujtimesh ruan nga Erisoni?
Zamira Kam gjithë librat e klasës së parë. Ai ishte në klasë të parë dhe kam ruajtur fletoret, çadrën e shiut, këpucët e tij të gjitha sendet që kishte në përdorim. Fotografitë dhe lodrat, i mbaj në sirtar, në dhomën time të gjumit, bashkë me biçikletën me te cilën lozi ditën e tij të fundit. I kam gjërat me të shtrenjta të gjitha këto. Ndërsa Erisonit i bëj vizitë çdo ditë të dielë.
Pyetje Çfarë të ka mbetur peng nga Erisoni?
Zamira Më mbeti peng, që atë ditë më kërkoi lekë. Unë kisha 50 mijë lekë të pathyera. I thashë që skam të thyera. E, duke ikur ai më tha ska gjë nuk i dua. Që doli për të lozur me shokët dhe që nga ai moment (qan) smu kthye më. Peng më ka mbetur në spital, kur e takova dhe më tha, më fal që ika pa leje. Me shpon përditë në zemer kjo fjalë e tij, më kërkoi falje.
Pyetje A punonte Erisoni në fabrikë?
Përgjigje Jo, asnjëherë. Unë nuk e lija as ti afrohej fabrikës. Atë ditë ishte ditë pushimi, ditë me diell, e mbaj mend si tani. Fëmijët po bënin gara me biçikleta. Erisoni kishte marrë biçikletën e djalit të madh, pa më thënë, për të lozur. Fabrika ishte 200 metra larg në vijë ajrore nga shtëpia ime. Kur iku Erisoni unë po punoja në bahçe. Kushëriri i tij, Roxhersi, po i çonte bukën të jëmës, kunatës sime. Erisoni ka marrë bukën dhe e ka vënë në biçikletë, dhe ia ka lënë bukën rojes së fabrikës. Në kthim Roxhersin edhe Erisonin i zuri flaka.
Pyetje Nëse ju kujtohet, cila ishte gjëja e parë që bëtë pasi u dëgjua shpërthimi?
Zamira Kërkova fëmijët. Kam thirrur menjëherë Erison, ishte më i vogël se dy fëmijët e tjerë, pastaj mora rrugën për në fabrikë. Por vajza nuk më la, më lutej duke qarë mos të ikja. Pata një ndjesi që djali mund të ishte pranë fabrikës. Mblodha e alarmuar të gjithë njerëzit e mi, mamin, ca fëmijë të tjerë, të mitë dhe ikëm të alarmuar ndërsa predhat binin pas nesh. Nuk di çtë them. Nga fisi dhe njerëzit e mi kishim 14 veta që punonin në fabrikë. Në Vorë u takova me tim shoq dhe u nisëm për në Tiranë. Unë të gjithë njerëzit e mi i mendova të humbur përgjithmonë. Ishte një kaos total, një situatë e tmerrshme, njerëz të llahtarisur e të përgjakur gjithandej. Njerëz që vraponin si në kllapi duke kërkuar të afërmit e tyre. Por, kur mbërritëm në spital në Tiranë, u lidha me tim vëlla. Ai më tha që ishte në ambulancë. Aty mu kthye shpresa. Edhe në spital kërkonim njëri-tjetrin. Nga ora gjashtë e pasdites, Erisonin e gjeta tek spitali i djegieve plastikës.
Pyetje Çfarë mendove kur e pe?
Zamira- Kam qenë njeriu më i lumtur kur e pashë djalin. E pashë që i kishte të gjitha pjesët e trupit. As që e mendova që do ikte. Por kur pashë listën e ilaçeve dhe në listë kishte morfinë, u alarmova. Aty kuptova që djali kishte djegie të madhe.
Pyetje- Fole me djalin?
Zamira Atë natë po, ai qante, kërkonte pa pushim ujë. Si jepja dot ujë se nuk lejohej. Ai kërkonte pije pastaj dhe unë e gënjeja, i thosha pastaj, pastaj Më ka mbetur peng që nuk i jepja dot, ta dija do ta ngopja djalin me duart e mia me ujë. Mjekët më thanë foli dhe unë i flisja. Gjëja e fundit që më ka thënë ishte një vjershë që po e mësonte për në shkollë. Në lagje kemi një djalë, Ai quhet Krenar.. Në mëngjes, nga ora katër, do ta nisnim për në Itali, por djali kaloi në koma. I hoqën oksigjenin nga dhoma e spitalit deri në oborr ku do nisej drejt Rinasit. Ska folur më asnjë fjalë. 18 ditë në Itali që jetoi, sfoli më.
Pyetje E shoqërove djalin në Itali?
Zamira- Jo, probleme me dokumentat për mua, vajti burri. Djali kaloi dy operacione në Itali dhe po të shpëtonte do humbiste njërën dorë, kështu na thanë. Veç të shpëtonte, në 3 prill duke zbardhur, ishte ora 2 apo 3 e mëngjesit dhe mua më erdhi diçka e brendëshme dhe smë mbante vendi. Mora burrin, ai sma hapi telefonin. E mora disa herë dhe në fund arrita të ko