E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputeti Sannino: Vendet e Ballkanit të punojnë me seriozitet për integrimin

18-10-2011 / Gazeta 55

Sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sannino, deklaroi në Shkup se vendet e rajonit të Ballkanit duhet të punojnë më shumë në realizimin e reformave të parapara nga Komisioni Evropian.
“Vendet nga rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë, deri në raportin e ardhshëm për progres, duhet të fokusohen në reformat në gjyqësor dhe administratën publike, lirinë e të shprehurit, përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe qëndrueshëmrisë ekonomik”- tha Stefano Sannino në konferencën me temë “Sfidat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor”.
Sipas tij rekomandimi i përsëritur për Maqedoninë tregon se Brukseli i njeh përpjekjet e qeverisë, ndërsa përfitimet pranohen dhe mbështeten. Ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të BE-së theksoi se Maqedonia së shpejti do të fitojë datë për fillim të negociatave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›