E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot varrimi i minatorit, mbyllen galeritë

Bulqizë  Pas shpërthimit të djeshëm në galerinë e minierave në Bulziqë , mëngjesin e sotëm minatorët morën  vendimin që të bojkotojnë punën. Ata kërkojnë nxjerrjen e përgjegjësive për tragjedinë e të martës, pasi pretendojnë se janë detyruar të futen në galeri, ndërsa niveli i gazit ka qenë katër herë më shumë se norma e lejuar. Po sot do te zhvillohet edhe ceremonia e varrimit te minatorit te vrare, Naim Shyti.

Tragjedia e radhës në këtë minierë ndodhi të martën, kur në një prej galerive të administruara nga kompania ACR ka shpërthyer gazi metan, duke shkaktuar një të vdekur dhe 8 të  lënduar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 09.30 minuta ndërsa në front ishin duke punuar 9 punëtorë. Menjëherë kanë nisur operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e minatorëve dhe autoambulancat e spitalit mbërritën në hyrje të minierës. Minatori Naim Shyti, i cili ka qenë edhe një ndër grevistët e urisë, humbi jetën në vend ndërsa të plagosurit në gjendje më të rëndë u transportuan me helikopter për në Spitalit Ushtark në Tiranë, për mjekime më të specializuara.

Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço ka deklaruar se ministria në muajin Gusht kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në  minieren e kromit në Bulqizë, deri në verifikimin e plotësimit të kushteve të sigurisë në punë.

Sipas faqes zyrtare të METE thuhet se është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë deri më datën 10.08.2011.

Menjëherë pas tragjedisë zëvendës ministri i ekonomisë, Neritan Alibali, deklaroi se do të verifikohet nëse punëtorët që ranë pre e shpërthimit të gazit metanishin për të punuarpër nxjerrje minerali, gjë e cila do të përbënte shkelje,apo ishin për të përgatiru galerine për kushtet e punës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bulqizë, shpërthen gazi në minierë, 1 i vdekur 8 të plagosur
  2. Mbyllen varrezat! Po pjesët e këmbimit ku do ti blejmë?
  3. PS: Minierat e kromit, biznes i mafias politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›