E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Gjakmarrja është e juaja, ne sju pranojmë

Ndërsa BE shqetësohet në mënyrë sistematike për të drejtat e homoseksualëve dhe investon me miliona euro OJF-të për lobimin dhe prodhimin e legjislacioneve që lejojnë martesat Gay, ka lënë në mëshirë të vrasësit dhe natyrës qindra fëmijë e burra, që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, të ngujuar, duke u bërë viktimat e shkeljes më brutale të të drejtave të njeriut.

Tiranë -  Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit në Mbretërinë e Belgjikës mbëriti vetë në Shqipëri, në përpjekje për të frenuar një fluks të ri kërkesash për azil nga shqiptarët. Vetëm brenda pak javësh, rreth 500 shqiptarë që kanë udhëtuar me pasaportën e re, pa viza, drejt kryeqendrës europiane, kanë kërkuar të marrin azilin. Thuajse të gjithë ata që kërkojnë zil, pretendojnë se janë përfshirë në Shqipëri, në një konflikt gjakmarrjeje. Për këtë ata kanë paraqitur edhe dokumente, vertëtime, nga autoritete e pushtetit lokal, por edhe organizatat joqeverityare që merren me trajtimin e këtij problemi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Hysni Burgaj tha se këto dokumente, në shumicën e rasteve, janë të rreme, pasi ata njerëz nuk janë në gjkamarrje, as në konflikt, as të ngujuar. Burgaj deklaroi se do të bëhet një hetim dhe se ata që kanë lëshuar dokumente të rreme.

Ndërkohë, zyrtari belg deklaroi se asnjëri nuk do ta  marrë lejen e qëndrimit, e madje tregoi në Tiranë edhe fotot të gazetave belge që tregonin azilkerkuesit që flinin trotuareve e poshtë urave.

Gjakmarrja tha ai është një problem i juaji i brendshëm dhe ne nuk e marrim në konsideratë, edhe sikur personat azilkërkues të ishin vërtet të ngujuar.

Fenomeni duket se po e prodhon efektin social edhe për Europën. Si shteti shqiptar ashtu edhe ndërkombëtarët, i kanë kthyer kurrizin dhe kanë lënë në mëshirë të fatit njerëzit që janë përfshirë në një koflikt absurd, atë të gjakmarrjes. E, ndërsa fatkeqët vazhdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie, pa vendim gjykate, mashtruesit, në emër të tyre, kërkojnë azil në Europë.

Ndërsa BE shqetësohet në mënyrë sistematike për të drejtat e himoseksualëve, dhe investon me miliona euro OJF-të për lobimin dhe prodhimin e legjislacioneve që lejojnë martesat Gay, ka lënë në mëshirë të vrasësit dhe natyrës qindra fëmijë e burra që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, duke u bërë viktimat e shkeljes më brutale të të drejtave të njeriut.

Shteti shqiptar, ndërkohë, vazhdon të bëjë indiferentin dhe drejtësia, edhe pse ka një legjislacion që e dënon si krim ngujimin, nuk ka hapur asnjë hetim dhe asnjë cështje penale edhe pse zyrtarisht janë identifikuar, të paktën në Shkodër, 97 familje, me rreth 470 persona të ngujuar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sondazhi në La Liga, ekipi më i urryer është Real Madrid
  2. Murinho është trajneri më i ndëshkuar
  3. Brenda disa ditëve është mplakur për 50 vite

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›