Imuniteti, PD dhe PS bëjnë demagogji
Edhe pse të gjithë ata që e gëzojnë, thonë se janë dakord, që imuniteti duhet hequr e kufizuar, asnjëherë nuk e kanë realizuar këtë process dhe gjithmonë akuzojnë njëri-tjetrin si pengesë
Tiranë Imuniteti? Të gjithë thonë se nuk u duhet. Të gjithë deklarojnë se janë gati të zhvishen nga kjo mburojë ligjore. Të gjithë thonë se janë gati të përballen me drejtësinë, e madje për çdo akuzë që u bëhet, ata tregojnë se duhet tu drejtohesh drejtësisë. Por ndërsa ky referen është bërë tashmë bajat, asnjëherë klasa politike shqiptare nuk e ka finalizuar këtë gatishmëri.
Të dyja palët, PD e PS, prezantuan edhe njëherë gatishmërinë për ta hequr imunitetin, ndërsa BE, përmes një projekti ofroi variantet e mundëshme të shfuqizimit të imunitetit për njerëzit e drejtësisë dhe lehtësimin e heqjes së imunitetit për deputetët.
Presidenti topi, duke folur në konferencën e organizuat për të diskutuar pikërisht heqjen e imunitetit deklarloi se imuniteti është shndërruar në mburojë për krimin:
Imuniteti, nga një institut i vendosur për të siguruar ushtrimin e lirë të detyrës dhe mandatit të dhënë, shpeshherë është kthyer në koracë mbrojtëse të papërgjeshmërisë dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë, shpesh e kanë përdorur imunitetin jo si një mjet të dhënë nga Kushtetuta për të garantuar kontributin e tyre në shoqëri, por si një mburojë ndaj hetimit dhe ndjekjes penale për shkeljet e kryera prej tyre. Ka ardhur koha që barazia para ligjit të mos jetë thjesht një parim i vendosur në Kushtetutë, por edhe një parim i realizuar dhe sa më i prekshëm. Vende të tjera evropiane e kanë bërë këtë vite përpara. Le tu bashkohemi këtyre zhvillimeve pozitive europiane deklaroi presidenti Topi.
Edhe ambasadori i BE deklaroi se askush nuk duhet të jetë në një pozitë ndryshe përballë ligjit.
Imuniteti duhet të kuptohet në mënyrën e duhur, pasi nuk i jep një pozicion të caktuar, i cili i vendos gjygjtarët apo zyrtarët e caktuar mbi ligjin. Por imuniteti apo imunitetet do të thotë që zyrtarët apo gjygjtarët mbajnë edhe lirinë e tyre për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Ndërkohë që duhet të ruajnë edhe përgjegjësinë e madhe që kanë për të dhënë llogari- deklaroi ambasadori Etore Sequi.
Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Ilir Rusmali dha garanci për gadishmërinë e mazhorancës në ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve. Edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj, zëvëndës kryetar i komisionit të ligjeve, rikujtoi përpjekjet e hershme të PS për këtë cështje por ka theksuar se edhe me imunitet të hequr zyrtarët kanë mundur ti fshihet ndëshkimit për korrupsion.
Mbetet të shikojmë nëse, edhe pas këtij vullneti, do të ketë apo ndonjë hap real për të hequr mburojnë ligjore përballë krimit dhe korrupsionit.
Shkrime të tjera me interes: