E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet zvarrisin procesin ndaj anetarit te Bandes se Durresit

Avokatët vazhdojnë të bëhen pengesë për ecurinë e proceseve gjyqësore mjaft të rëndësishme.

Edhe seanca e radhës ndaj njërit prej anëtarëve të bandës së Durrësit, Bujar Gashi, ka dështuar pikërisht për këtë arsye.

Për Bujar Gashin, trupi gjykues ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka zëvendësuar njërin prej avokatëve mbrojtës me një tjetër, të caktuar kryesisht nga gjykata, ndërkohë që prokurori duhej të kishte dhënë konkluzionet përfundimtare.

Edhe gjykimi ndaj anëtarëve të tjerë të bandës së Durrësit po shkon drejt fundit ku javën e ardhshme prokurori pritet të japë pretencën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›