E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Filipineve dhe Kines tajfuni Nesat tashme kercenon edhe Vietnamin

Pas Filipineve dhe Kinës, tajfuni “Nesat” tashmë kërcënon edhe Vietnamin.

Mijëra banorë janë evakuuar nga banesat e tyre, për të shmangur katastrofat e mundshme.

Nesat mori jetën e 43 personave në Filipine ndërsa ka paralizuar edhe juglindjen e Kinës.

E gjithë zona juglindore e Azisë është goditur në javët e fundit nga përmbytjet më të rënda prej vitesh.

Të vdekurit në Mekong janë 8.

Si pasojë e tajfunit në disa zona janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 170 km në orë, ndërsa ka patur edhe reshje të dendura që kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, shumë shkolla janë mbyllur, dhjetëra fluturime janë anuluar, ndërsa anijet më të vogla dhe barkat janë urdhëruar të mos dalin në det të hapur.

Në Filipine probleme të mëdha ka patur edhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike, dhe ndërprerje të punës në kryeqytetin Manila.

Tajfuni “Nesat” ka çuar gjithashtu në mbylljen e bursës së Filipineve dhe të ambasadës amerikane në kryeqytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›